Ndërlidhjet

Kosova regjistron një të vdekur dhe tri raste të reja me COVID-19


Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 5 dhjetor se ka regjistruar një viktimë dhe tri raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1.748 mostrave.

Në 24 orëshin paraprak, sipas raportit të MSH-së, janë shëruar edhe katër pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në Kosovë janë dedhe 322 raste pozitive.

Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve.

Në Kosovë pritet që më 6 dhjetor të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë, që kryesisht janë të fokusuara në paraqitjen e dëshmive për vaksinim dhe testet negative për qytetarët që hyjnë në vend.

XS
SM
MD
LG