Ndërlidhjet

Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë

Pasojat e sulmit rus në Kiev më 2 qershor 2026.
Pasojat e sulmit rus në Kiev më 2 qershor 2026.

Një sulm në shkallë të gjerë gjatë natës me dronë dhe raketa nga Rusia në Kiev la të vrarë të paktën katër persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, përfshirë fëmijë, thanë zyrtarët ukrainas.

Sulmet vijnë disa ditë pasi Moska paralajmëroi për sulme të reja ndaj kryeqytetit ukrainas, përfshirë edhe ndaj atyre që i quajti “qendra të vendimmarrjes” në Ukrainë dhe u bëri thirrje shtetasve të huaj dhe diplomatëve që të largoheshin nga qyteti.

Rusia lëshoi 73 raketa dhe 656 dronë gjatë natës, teksa sulme janë regjistruar në 38 lokacione në mbarë Ukrainën, kryesisht në Kiev, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 2 qershor.

Sipas kryetarit të Kievit, Vitali Klitschko, sulmet e kombinuara të Rusisë në Kiev më 2 qershor vranë të paktën katër persona dhe plagosën 58 të tjerë, përfshirë fëmijë.

“Terror ndaj civilëve në Ukrainë”

Klitschko raportoi për dëme në ndërtesa banimi, në një klinikë, një pompë benzine, makina dhe infrastrukturë tjetër në disa pjesë të kryeqytetit, si dhe për shpërthimin e disa zjarreve, shembjen e ndërtesave dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

“Rusia vazhdon terrorin ndaj civilëve në Ukrainë”, tha Avokati i Popullit në Ukrainë, Dmytro Lubinets, përmes një postimi në X.

“Bota duhet të veprojë. Këto sulme duhet të ndalen. Çdo ditë vonesë kushton jetë njerëzish”.

Forcat ruse po ashtu kanë sulmuar qytetin lindor ukrainas të Dnipros, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur 25 të tjerë, përfshirë fëmijë, sipas autoriteteve lokale.

“Njëzetetre janë hospitalizuar, përfshirë një vajzë 13-vjeçare. Tre persona të plagosur janë në gjendje serioze”, shkroi në Telegram më 2 qershor guvernatori në Dnipro, Oleksandr Hanzha.

Hanzha po ashtu publikoi fotografi që shfaqën dëmin ndaj një lagjeje pas sulmeve.

Në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, sulmet ruse me dronë dhe raketa balistike plagosën të paktën gjashtë njerëz, përfshirë një vajzë 11-vjeçare, dhe shkaktuan zjarre e dëme në shtëpi, makina dhe ndërtesa të tjera, sipas kryetarit Ihor Terekhov.

Kërcënimet ruse ndaj Kievit

Një ditë pasi Moska sulmoi rajonin e Kievit më 24 maj me qindra dronë dhe me atë që zyrtarët rusë thanë se ishte një raketë e re hipersonike, Ministria e Jashtme ruse tha se kryediplomati Sergei Lavrov, gjatë një bisede telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se Moska po planifikonte të kryente “sulme sistematike” ndaj caqeve ushtarake ukrainase në Kiev dhe ndaj “qendrave të rëndësishme të vendimmarrjes”.

Lavrov po ashtu këshilloi shtetasit amerikanë dhe diplomatët që të evakuoheshin nga Kievi.

Ministria e Jashtme e Ukrainës e dënoi paralajmërimin rus të cilin e cilësoi si “shantazh të turpshëm” që ka për qëllim të frikësojë diplomatët e huaj dhe organizatat ndërkombëtare që gjenden në Kiev.

“Rusia dëshiron frikë. Panik. Izolimin e Ukrainës”, tha Katarina Maternova, ambasadorja e Ukrainës në Bashkimin Evropian përmes një postimi në Facebook. “Kjo nuk do të funksionojë”.

Edhe diplomatët e huaj kundërshtuan këtë paralajmërim.

Rusia i ka arsyetuar kërcënimet e saj në rritje duke iu referuar një sulmi ndaj një konvikti në rajonin ukrainas të Luhanskut, të pushtuar nga Moska, në muajin maj.

Zyrtarët lokalë thanë se më shumë se 20 persona u vranë në qytetin Starobilsk. Autoritetet ruse e akuzuan Ukrainën se kishte shënjestruar qëllimisht një objekt civil.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë se forcat e tyre kishin goditur selinë e një njësiti rus të dronëve, duke hedhur poshtë pretendimet se kishin shënjestruar ndërtesa civile.

Ukrainasit përballen me pasojat e sulmeve masive ruse

Një shpërthim ndriçon qiellin në Kiev në orët e para të 2 qershorit.
1/10 Një shpërthim ndriçon qiellin në Kiev në orët e para të 2 qershorit.
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në mbarë Ukrainën pas breshërive masive me raketa dhe dronë të lëshuara nga Rusia në orët e para të 2 qershorit.
Një burrë i plagosur qëndron pranë një vendi që u godit nga sulmet ruse në periferi të Kievit.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencës në Ukrainë, të paktën 13 persona u vranë në vend dhe më shumë se 100 u plagosën si rezultat i sulmeve ruse me dronë dhe raketa më 2 qershor.

2/10 Një burrë i plagosur qëndron pranë një vendi që u godit nga sulmet ruse në periferi të Kievit.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencës në Ukrainë, të paktën 13 persona u vranë në vend dhe më shumë se 100 u plagosën si rezultat i sulmeve ruse me dronë dhe raketa më 2 qershor.
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në mbarë Ukrainën pas breshërive masive me raketa dhe dronë të lëshuara nga Rusia në orët e para të 2 qershorit.
Trupi i një personi që u gjet nën rrënoja në Dnipro largohet nga vendngjarja pas sulmeve që goditën këtë qytet lindor ukrainas më 2 qershor.
3/10 Trupi i një personi që u gjet nën rrënoja në Dnipro largohet nga vendngjarja pas sulmeve që goditën këtë qytet lindor ukrainas më 2 qershor.
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në mbarë Ukrainën pas breshërive masive me raketa dhe dronë të lëshuara nga Rusia në orët e para të 2 qershorit.
Një zjarrfikës duke punuar për të shuar një zjarr në Kiev.

Autoritetet në Kiev thanë se katër persona u vranë në kryeqytetin ukrainas gjatë sulmeve të kryera gjatë natës.
4/10 Një zjarrfikës duke punuar për të shuar një zjarr në Kiev.

Autoritetet në Kiev thanë se katër persona u vranë në kryeqytetin ukrainas gjatë sulmeve të kryera gjatë natës.
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në mbarë Ukrainën pas breshërive masive me raketa dhe dronë të lëshuara nga Rusia në orët e para të 2 qershorit.
Një makinë luksoze e dëmtuar gjatë sulmeve në Kiev.
5/10 Një makinë luksoze e dëmtuar gjatë sulmeve në Kiev.
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në mbarë Ukrainën pas breshërive masive me raketa dhe dronë të lëshuara nga Rusia në orët e para të 2 qershorit.
Një grua qëndron e ulur pranë një ndërtese të dëmtuar banimi në Dnipro më 2 qershor.
6/10 Një grua qëndron e ulur pranë një ndërtese të dëmtuar banimi në Dnipro më 2 qershor.
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në mbarë Ukrainën pas breshërive masive me raketa dhe dronë të lëshuara nga Rusia në orët e para të 2 qershorit.
Kjo grua përqafon macen e saj, teksa qëndron afër vendit të goditur me raketë ose dronë në Kiev.
7/10 Kjo grua përqafon macen e saj, teksa qëndron afër vendit të goditur me raketë ose dronë në Kiev.
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në mbarë Ukrainën pas breshërive masive me raketa dhe dronë të lëshuara nga Rusia në orët e para të 2 qershorit.
Një grua kalon përmes rrënojave që gjenden para hyrjes së një ndërtese që ishte në shënjestër të sulmeve ruse në Kiev.
8/10 Një grua kalon përmes rrënojave që gjenden para hyrjes së një ndërtese që ishte në shënjestër të sulmeve ruse në Kiev.
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në mbarë Ukrainën pas breshërive masive me raketa dhe dronë të lëshuara nga Rusia në orët e para të 2 qershorit.
Makina të dëmtuara nga sulmet në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
9/10 Makina të dëmtuara nga sulmet në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në mbarë Ukrainën pas breshërive masive me raketa dhe dronë të lëshuara nga Rusia në orët e para të 2 qershorit.
Një banor i Kievit mban në krah qenin e tij, teksa kalon përmes rrënojave.

Kremlini tha se sulmet ruse shënjestruan “fabrika të industrisë së mbrojtjes” në qytetet në mbarë Ukrainës. Moska tha se vala e re e sulmeve ishte në përgjigje të “akteve” të paspecifikuara “terroriste” të kryera nga Kievi.
10/10 Një banor i Kievit mban në krah qenin e tij, teksa kalon përmes rrënojave.

Kremlini tha se sulmet ruse shënjestruan “fabrika të industrisë së mbrojtjes” në qytetet në mbarë Ukrainës. Moska tha se vala e re e sulmeve ishte në përgjigje të “akteve” të paspecifikuara “terroriste” të kryera nga Kievi.
Të paktën 13 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në mbarë Ukrainën pas breshërive masive me raketa dhe dronë të lëshuara nga Rusia në orët e para të 2 qershorit.
Previous slide
Next slide
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG