Për fotografin e njohur rus, Sergey Maximishin, zgjedhja e 100 prej imazheve më të mira që ka shkrepur, për t’i futur në një libër, ishte një detyrë shumë sfiduese për ta bërë vetë. Për ta krijuar një koleksion sa më objektiv të punës së tij më të mirë, 51 vjetari angazhoi tre prej kolegëve të tij më të besueshëm. Rezultatet tani po shfaqen në Galerinë ‘Zahradnik’, në Pragë. Prej imazhit të Vladimir Putinit, e deri te dhëmbi i artë i një punëtori anijesh, fotografitë e Maximishinit janë gazetari dhe në të njëjtën kohë, art.
Puna e një artisti në 100 momente
1
Një model i Kremlinit, i ndërtuar nga akulli, 2006.
2
Punëtor anijesh, 2006.
3
Aktorë me aftësi të kufizuara mentale të Teatrit Kombëtar, duke pirë çaj në Shën Petersburg, 2005.
4
Marinarët në Sevastopol, 2007.