Ndërlidhjet

Kabineti qeveritar duke duartrokitur në fund të seancës për zgjedhjen e presidentit.
Kabineti qeveritar duke duartrokitur në fund të seancës për zgjedhjen e presidentit.
  • Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe zgjedhjet mbahen brenda 45 ditësh.
  • Dy kandidatet për presidente të propozuara nga LVV, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, nuk u votuan në mungesë të kuorumit, pasi opozita refuzoi pjesëmarrjen në seancë.
  • LVV-ja ka thënë se ka bërë përpjekje për të arritur një zgjidhje për presidentin, por ofertat e tij janë refuzuar nga opozita. Partitë opozitare, ndërkaq, kanë kërkuar marrëveshje për presidentin, duke kundërshtuar idenë që LVV-ja t’i ketë tre pozitat: Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën.
16:06 28.4.2026

Kurti pritet të flasë për media

Teksa po presim vazhdimin e seancës në orën 19:00, kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka paralajmëruar një konferencë për media në orën 16:30.

Më herët gjatë ditës, Kurti tha se pret që deputetët e partive opozitare të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Partia e tij ka kandiduar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për presidente të Kosovës, por disa parti opozitare i kanë kërkuar Rushitit – që dje në votimin e zhvilluar në Kuvend pa praninë e opozitës, mori 63 vota – të tërhiqet nga gara.

Kryeministri Kurti gjatë seancës së jashtëzakonshme të mbajtur më 27 prill.
Kryeministri Kurti gjatë seancës së jashtëzakonshme të mbajtur më 27 prill.
16:24 28.4.2026

PDK mbledh Kryesinë, thonë se po rrezikohet rendi kushtetues

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje të Kryesisë ku thanë se i kanë “dënuar ashpër, përpjekjet për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës”.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha ka tendenca për shtyrje të vendit drejt një “anarkie politike” duke iu referuar seancës së djeshme të Kuvendit ku partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje votoi për zgjedhjen e presidentit pa pasur kuorumin e kërkuar në Kushtetutë.

“Pushteti politik nuk mund të vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet tona. Ky është cenim i rendit kushtetues. Këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta ndalojmë”, u shpreh Hamza.

Pa specifikuar veprimet e planifikuara, PDK njoftoi se “do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme politike dhe institucionale për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit demokratik dhe të ardhmes së vendit”.

Mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Mbledhja e Kryesisë së PDK-së
16:47 28.4.2026

Kurti: Opozita ka qëllim vetëm bllokimin

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, akuzoi partitë opozitare se me mospjesëmarrje në seancën për zgjedhjen e presidentit po tregojnë se “nuk kanë qëllim tjetër përveç se bllokimit”.

Ai e akuzoi opozitën për veprime joshtetërore dhe sipas Kurtit partitë opozitare duan vetëm të bllokojnë qeverisjen e tij.

“Në këto rrethana, e gjithë kjo bllokadë nuk mund të quhet ndryshe pos mosnjohje e rezultatit zgjedhor e shprehur qartë më 28 dhjetor”, tha Kurti, duke shtuar se në këto zgjedhje partia e tij fitoi 51.1 për qind të votave.

Ai sërish përmendi ofertat që i ka bërë PDK-së dhe LDK-së për çështjen e presidentit, të cilat janë refuzuar, duke thënë se ai ka bërë propozime konkrete, por është përballur me refuzime.

“Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet që vendi të mos shkojë në zgjedhje të përsëritura dhe të panevojshme”, tha Kurti në nisje të konferencës për media.

Kryeministri Kurti gjatë konferencës për media më 28 prill.
Kryeministri Kurti gjatë konferencës për media më 28 prill.
16:51 28.4.2026

Kurti: E turpshme mungesa e mbështetjes së Feride Rushitit nga opozita

Në vazhdimin e konferencës së tij në lidhje me çështjen e Presidentit, Kurti tha se është e çuditshme mungesa e mbështetjes së opozitës për kandidaten e propozuar, Feride Rushiti.

“Kur zonja Rushiti nderohej shumë deputetë opozitarë mburreshin me të në postime në rrjetet sociale”, tha Kurti duke përmendur disa postime të kaluara të anëtarëve të partive opozitare parlamentare, në rastet kur Rushiti merrte çmime ndërkombëtare.

“Si është e mundur gjithë ato vargje për zonjën Rushiti e sot nuk e marrin as mundin të vijnë në sallë”, tha ai duke thënë që kjo sjellje është e turpshme.

Ai foli sërish për biografinë e zonjës Rushiti duke thënë se në këto rrethana nuk mund të gjindet figurë më lartësuar dhe konsensuale se ajo.

Kurti sërish kërkoi nga opozita që të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG