Ndërlidhjet

Donald Trump
Donald Trump

Donald Trump zgjidhet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara

  • Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
  • Ai ka siguruar 295 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t'u shpallur president.
  • Trump është zotuar se do ta "shërojë" kombin, teksa u është drejtuar mbështetësve nga Florida.
  • Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente, dhe republikani Donald Trump, president nga viti 2017 deri më 2021.
  • Zgjedhja e Amerikës do t’i formësojë padyshim politikat globale, në kohën kur bota përballet me tensione në rritje dhe sfida komplekse të sigurisë.
22:43 5.11.2024

Cilat janë shtetet e papërcaktuara?

Shtatë shtetet ku gara mes Harrisit dhe Trumpit është tejet e ngushtë, janë: Pensilvania, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Miçigani, Arizona, Uiskonsini dhe Nevada.

Këto shtete njihen si të papërcaktuara ose “swing”.

Disa i identifikojnë edhe si shtete ngjyrë vjollce - ngjyra që rezulton nga përzierja e ngjyrës tradicionale të demokratëve, e kaltër, dhe ngjyrës tradicionale të republikanëve, e kuqe.

22:31 5.11.2024

Kur mbyllen qendrat e votimit?

Qendrat e votimit mbyllen në kohë të ndryshme në të gjithë SHBA-në.

Të parat mbyllen në orën 18:00, që me orën e Kosovës i bie në mesnatë, ndërsa të fundit mbyllen në 01:00, që me orën e Kosovës i bie 07:00, më 6 nëntor.

22:22 5.11.2024

Ku dhe si dallojnë Harris dhe Trump?

Harris dhe Trump kanë pikëpamje të ndryshme për të ardhmen e SHBA-së, që është fuqia më e madhe ekonomike dhe ushtarake në botë.

Shikojeni këtë video për të kuptuar se ku dhe si dallojnë ata!

Harris përballë Trumpit: Çfarë i dallon dy kandidatët për president të SHBA-së?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:10 0:00

22:11 5.11.2024

Harris u bën thirrje amerikanëve “të dalin dhe të votojnë”

Derisa kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në mbylljen e vendvotimeve, kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris, u bëri thirrje amerikanëve që “të dalin dhe të votojnë”.

“Duhet ta bëjmë atë. Sot është dita e votimit dhe njerëzit duhet të dalin dhe të jenë aktivë”, tha ajo për radio-stacionin WVEE-FM të Atlantës.

Nënpresidentja aktuale njoftoi të dielën se ka votuar, duke dërguar fletëvotimin me postë në shtetin e saj të Kalifornisë.

“Unë sapo e kam dërguar fletën time të votimit me postë”, u tha gazetarëve Harris, teksa bënte fushatë në shtetin e Miçiganit.

Nëse fiton, Harris do të bëhej presidentja e parë grua e SHBA-së.

Kamala Harris
Kamala Harris

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG