Ndërlidhjet

Donald Trump
Donald Trump

Donald Trump zgjidhet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara

  • Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
  • Ai ka siguruar 295 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t'u shpallur president.
  • Trump është zotuar se do ta "shërojë" kombin, teksa u është drejtuar mbështetësve nga Florida.
  • Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente, dhe republikani Donald Trump, president nga viti 2017 deri më 2021.
  • Zgjedhja e Amerikës do t’i formësojë padyshim politikat globale, në kohën kur bota përballet me tensione në rritje dhe sfida komplekse të sigurisë.
02:09 6.11.2024

Vazhdon mbyllja e qendrave të votimit

Në minutat e fundit u mbyllën qendrat e votimit edhe në 16 shtete, përfshirë Pensilvaninë, Miçiganin, Uiskonsinin dhe më herët Xhorxhian.

Këto katër shtete, bashkë me Karolinën e Veriut, Arizonën dhe Nevadën, njihen si shtete të papërcaktuara, ku gara është tejet e ngushtë.

Një qendër votimi në Xhorxhia.
Një qendër votimi në Xhorxhia.

01:58 6.11.2024

Sytë në SHBA

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA mund ta prekë Ukrainën më shumë se çdo vend tjetër të huaj.

Kandidatët, Donald Trump dhe Kamala Harris, kanë pozicione shumë të ndryshme sa i përket mbështetjes për vendin në luftë, por se si do të vepronin në detyrë, nuk është saktësisht e qartë.

Ja një analizë për të gjithë ju që po na përcillni:

01:40 6.11.2024

Sa vota kanë kandidatët tash për tash?

Trump ka 23 vota të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa Harris tri.

Sipas rezultateve të shpallura nga CNN, AP, Reuters, Trump fitoi në Kentaki, Indiana dhe Uest Virxhinia, kurse Harris në Vermont.

01:32 6.11.2024

Të rikujtojmë se...

  • President zgjidhet kandidati që fiton së paku 270 vota nga gjithsej 538 sa ka Kolegji Zgjedhor.
  • Kandidati i parë që siguron 270 vota të Kolegjit Zgjedhor, bëhet presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
  • Donald Trump, 78 vjeç, do të ishte presidenti më i vjetër amerikan në kohën e inaugurimit në janar.
  • Kamala Harris, 60 vjeçe, do të ishte gruaja e parë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që do të bëhej presidente e SHBA-së.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG