Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
01:23 17.3.2020

Në Kosovë është konfirmuar edhe një rast me koronavirusin e ri

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka informuar se në minutat e para të datës 17 mars është konfirmuar si pozitive në koronavirus një paciente, e cila ka arritur të hënën nga Mbretëria e Bashkuar në Kosovë.

“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua një rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Deri më 16 mars në laboratorët e IKSHPK-së janë testuar 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2.

22:28 16.3.2020

FSK në gatishmëri të përballjes me koronavirusin

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në nivelin e dytë dhe se ka krijuar Forcën për Detyrë, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se është vendosur në gatishmëri personeli, pajisjet dhe sistemet për të parandaluar dhe mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, udhëzon qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat, kufizimet dhe udhëzimet e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe apelon tek të gjithë që të rrisin masat e kujdesit, por në asnjë moment mos të krijojmë frikë dhe panikë”.

Respektimi i rregullave dhe kufizimeve është ndihma më e madhe që secili qytetar i Republikës së Kosovës i bën vendit dhe shoqërisë. Forca e Sigurisë së Kosovës ju siguron se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për t'i dalur në ndihmë në çfarëdo situate”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

22:14 16.3.2020

Maqedonia e Veriut shënon 5 raste të reja me COVID-19

Pesë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut duke e çuar në 25 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha të hënën se 4 nga të infektuarit janë nga Dibra dhe 1 nga Shkupi. Testimet  janë bërë edhe për tre persona të tjerë, por ata kanë dalë me rezultate negative.

Dy persona të tjerë janë testuar në një klinikë private dhe besohet të jenë pozitiv, por nuk merren si numra zyrtarë pa u konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Klinika Infektive.

Mbi 30 të tjerë janë vendosur në izolim shtëpiak. Një person i infektuar është liruar pas shërimit të plotë në Klinikën Infektive. 

22:04 16.3.2020

Këshillat e OBSH-së për koronavirusin:

 

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG