Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
09:54 18.3.2020

OBSH i kërkon Azisë Juglindore “masa agresive” kundër koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kërkoi nga Azia Juglindore të ndërmarrë “masa agresive” për të luftuar shpërthimin në rritje të koronavirusit.

Apeli vjen derisa numri i të infektuarve në botë vazhdon të rritet, duke i detyruar vendet të mbyllin kufijtë dhe shkollat.

Rajoni i Azisë Juglindore i OBSH-së përfshin 11 shtete dhe gati të gjitha prej tyre kanë regjistruar raste me koronavirus.

Ato përfshijnë: Malajzinë, Indonezinë, Shri Lankën, Tajlandën, Bangladeshin dhe Korenë e Veriut.

Poonam Khetrapal Singh, drejtor rajonal i OBSH-së për Azinë Juglindore, tha se “gjithnjë e më shumë raste të transmetimit të koronavirusit janë duke u konfirmuar”.

“Qartazi, na duhet të bëjmë më shumë dhe urgjentisht”, tha ai.

Malajazia ka numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në rajon – mbi 670 raste.

08:52 18.3.2020

Një rikujtim i disa këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë:

 

08:49 18.3.2020

Australia me masa të reja kundër koronavirusit

Australia i ndaloi tubimet “jothelbësore” të më shumë se 100 njerëzve, në përpjekje për të frenuar pandeminë e koronavirusit.

Kryeministri Scott Morrison njoftoi për masat e reja të mërkurën.

Por, ai tha se shkollat, transporti publik dhe sheshet publike do të mbeten të hapura.

Australia ka mbi 450 njerëz të infektuar me koronavirus, ndërsa pesë pacientë atje kanë humbur jetën.

"Ne nuk e kemi parë këtë lloj gjëje në Australi që nga fundi i Luftës së Parë Botërore. Por, do t’ia dalim së bashku”, tha Morrison, duke i bërë thirrje publikut të mbetet i qetë.

08:28 18.3.2020

Von der Leyen: Politikanët e nënvlerësuan koronavirusin

Udhëheqësit politikë “e nënvlerësuan” shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi, tha presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen.

“Mendoj se të gjithë ne, që nuk jemi ekspertë, e kemi nënvlerësuar fillimisht koronavirusin”, tha von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane, Bild.

“Tani, është e qartë se ky është një virus që do të na mbajë të zënë për një kohë të gjatë”, tha ajo.

Bashkimi Evropian ka marrë vendim të martën që të ndalojë hyrjen e udhëtarëve prej jashtë bllokut, për 30 ditë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

  • Lajmin e zgjeruat mund ta lexon këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG