Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
14:29 31.3.2020

Mos harroni t'i lani duart për të paktën 20 sekonda!

Pse larja e duarve mund të shpëtojë jetë?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:34 0:00

 

 

13:57 31.3.2020

Rritet numri i rasteve të dhunës familjare në Francë

Franca është vetëm një prej shteteve, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, që kanë paralajmëruar për rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje, teksa koronvirusi i ri po detyron njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

Numri i rasteve të dhunës është rritur për 32 për qind për një javë, ka thënë Sekretarja Shtetërore për Barazi Gjinore, Marlène Schiappa.

Franca planifikon të prezantojë një sistem urgjent të paralajmërimit në dyqane, por edhe online për të gjitha viktimat e këtij lloji të abuzimit.

Deri më tani në Francë është raportuar për 45,170 të infektuar dhe 3,030 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

 

13:45 31.3.2020

Informacioni për koronavirusin mposht panikun

Doktor Ilir Alimehmeti, epidemiolog klinik, thotë se sëmundja COVID-19 bën pjesë akoma në mesin e problematikave të moderuara. Në një intervistë për magazinën Expose të Radios Evropa e Lirë, Alimehmeti, po ashtu ligjërues në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, shpjegon se kush preket më së shumti nga sëmundja, sa është e cenueshme popullsia e Ballkanit dhe kur mund të pritet ndalja e hovit të saj.​

Informacioni për koronavirusin mposht panikun
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:08:41 0:00

 

13:26 31.3.2020

Spanja regjistron rekord të viktimave në 24 orë

Spanja ka regjistruar një rekord prej 849 vdekjeve të reja të lidhura me koronavirusin e ri, njëherësh shifrën më të lartë brenda 24 orëve, prej kur shtet është përballur me shpërthim të kësaj pandemie.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve në këtë vend ka arritur 8,189.

Aktualisht, Spanja është vendi i prekur më së keqi nga ky virus në Evropë, pas Italisë.

Numri total i personave të infektuar në këtë shtet tani ka kaluar Kinën duke arritur në 94,417.

Aktualisht janë duke u analizuar mundësitë e bartjes së disa pacientëve nga Madridi dhe Katalonja, njëherësh zonave të prekura më së keqi nga sëmundja, drejt pjesëve të tjera të Spanjës.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG