Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
12:39 4.4.2020

Edhe 809 viktima të tjera në Spanjë

Pas tri javësh në izolim, Spanja ka raportuar për 809 viktima të reja nga koronavirusi, të regjistruara në 24 orët e fundit.

Shifra e çon në 11,744 numrin përgjithshëm të viktimave në këtë vend.

Deri më tani, Spanja ka 124,736 njerëz të infektuar me koronavirus.

Numër më të madh të të prekurve dhe viktimave, në Evropë ka vetëm Italia.

Kjo është hera e parë në tre ditë që Spanja raporton për më pak se 900 viktima në 24 orë.

Madrid, Spanjë
Madrid, Spanjë

11:59 4.4.2020

Në Serbi arrin aeroplani i 11-të me ndihma nga Rusia

Në aeroportin ushtarak të Beogradit, Batajnica, të shtunën ateroi aeroplani i 11-të me pajisje mjekësore, të dërguara nga Rusia si ndihmë për luftimin e koronavirusit.

Furnizimet janë pjesë e një marrëveshjeje midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, tha Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Të premten, ndihma ka arritur me gjashtë avionë, ndërsa gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, në Aeroportin e Batajnicës kanë ateruar edhe pesë aeroplanë”, thuhet në komunikatë.

Në mesin e furnizimeve ka respiratorë dhe barna.

Po ashtu edhe disa mjekë rusë kanë arritur në Serbi.

Serbia ka aktualisht 1,476 njerëz të inefektuar me koronavirus, ndërsa 39 pacientë atje kanë humbur jetën.

Më 2 prill, Vuçiq ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ka konfirmuar se një “ndihmë e rendësishme po vjen në Serbi”.

Vuçiq ka kritikuar hapur Bashkimin Evropian për, siç ka thënë, mungesë solidariteti në kohë të pandemisë.

11:49 4.4.2020

Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta:

Këshillat e OBSH-së për koronavirusin

1/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
2/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
3/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
4/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
5/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
6/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
7/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
8/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
9/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
10/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
11/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
12/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
13/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
14/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
15/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
16/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
17/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
Previous slide
Next slide

11:33 4.4.2020

Koreja e Jugut zgjat masat kundër koronavirusit

Koreja e Jugut do t’i vazhdojë masat e distancimit fizik edhe dy javë, pasi koronavirusi vazhdon të përhapet, edhe pse me ritëm më të ngadalshëm.

Ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo, tha se masat nuk do të relaksohen derisa numri i të infektuarve brenda një dite të bie në 50 ose nën.

Të shtunën, zyrtarët kanë raportuar për 94 raste të reja, të cilat e çojnë në 10,156 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me koronavirus në Korenë e Jugut.

Në këtë vend, 177 pacientë kanë humbur jetën.

Jug-koreanët këshillohen të mbajnë së paku dy metra distancë fizike dhe t’i shmangin tubimet publike së paku deri më 19 prill.

Megjithatë, ndryshe nga vendet e tjera të izoluara, shumë dyqane dhe restorante në Korenë e Jugut mbeten të hapura.

Ky vend është lavdëruar për numrin e madh të testimeve për koronavirus.

Daegu, Kore e Jugut
Daegu, Kore e Jugut

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG