Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
20:17 4.4.2020

Vitia: Jemi në koordinim zyrtar me komunat në veri

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, tha se është në koordinim zyrtar me komunat në veri dhe se vendosja në karantinë e dy komunave është bërë në kuadër të masave që parashihen nga protokollet e epidemiologëve dhe organizatave ndërkombëtare të shëndetësisë, siç është Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Pandemia është kërcënim për gjithë njerëzimin, përballimi saj kërkon përkushtim dhe injorim të dallimeve të mundshme. Kujdes, ju lutem kujdes nga komunikatat e pasaktësuara”, ka thënë Vitia në një konferencë për media të mbajtur të shtunën në mbrëmje.

Më shumë në këtë temë: Përplasje mes presidencës dhe qeverisë për pandeminë në veri

19:47 4.4.2020

LDK-ja reagon për situatën e pandemisë në veri

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Përmes një komunikate për media, LDK-ja thotë se “situate në veriun e vendit, përveç problemeve me pandeminë po përkeqësohet edhe me ndërhyrjet e vazhdueshme të Beogradit”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shpreh shqetësimin e saj se si vendimet e autoriteteve të Serbisë po zbatohen për vendosjen në karantinë të komunave në veri. Edhe më shqetësuese është fakti i heshtjes së Qeverisë së Kosovës përballë këtij ataku të drejtpërdrejt të sovranitetit të shtetit”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Më shumë në këtë temë: Përplasje mes presidencës dhe qeverisë për pandeminë në veri

19:39 4.4.2020

Mbretëria e Bashkuar raporton për 708 vdekje të reja

Në Mbretërinë e Bashkuar janë raportuar 708 vdekje të reja nga koronavirusi i ri.

Viktimë ka qenë edhe një fëmijë 5 vjeçar.

Edhe në shtetin e Nju Jorkut në SHBA është shënuar rekord i vdekjeve nga koronavirusi i ri.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 630 vdekje, ka thënë guvernatori, Andreë Cuomo.

19:26 4.4.2020

Patrullimi gjatë kufizimit të lëvizjes

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke punuar 12 orë në ditë, në mënyrë që të respektohet vendimi për kufizim të lëvizjes.

Patrullimi gjatë kufizimit të lëvizjes
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:19 0:00

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG