Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:54 5.4.2020

Brezovica e braktisur në periudhën e pandemisë. Ju sjellim disa fotografi nga ajo pjesë e Kosovës. 

 

 

16:28 5.4.2020

BE-ja i kërkon Kosovës t'i lërë anash dallimet politike

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar që në Kosovë, të lihen anash dallimet politike dhe debatet e padobishme, dhe të ketë angazhim në përgjigjen ndaj krizës së pandemisë.

Ajo ka theksuar se shoqëria e Kosovës, sikur të tjerat në botë, po përballet me një krizë të pashembullt shëndetësore, që urgjentisht ka nevojë për një përgjigje nga të gjitha autoritetet e Kosovës, bashkë me një reagim dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët e saj.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

15:59 5.4.2020

Në Serbi konfirmohet edhe 284 raste me koronavirus

Deri më 5 prill, në ora 3 pasdite, në Serbi janë regjistruar 284 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, tha epidemiologu, Predrag Kon.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 1,908.

Në 24 orët e fundit, shtatë persona vdiqën nga komplikimet e shkaktuara nga infeksioni, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 51, tha Kon.

"Ne jemi në ngritje të kësaj epidemie dhe transmetimit të shpejtë që prisnim. Kjo na bën të vetëdijshëm se është e nevojshme t'i përmbahemi sa më shumë shmangjes së kontakteve, sepse nuk kemi rrugëdalje tjetër", tha ai.

E pyetur nga mediat nëse disa zyrtarë në qeverinë serbe ishin infektuar me koronavirus, drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Darija KisiqTepavçeviq, konfirmoi rastet, por nuk dëshiroi të zbulonte identitetin e tyre.

15:39 5.4.2020

Bizneset në ankth për të mbijetuar 

Aktiviteti i kufizuar ekonomik, mbyllja e dyqaneve, bizneseve, janë vetëm disa nga masat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Dhe në kohën kur ende nuk dihet se kur do të mund të flitet për lehtësim masash, bizneset numërojnë humbjet e tyre.

Rreth një milion euro më pak ka pasur të hyra në muajin mars kompania "Frutex" nga Suhareka.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG