Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:55 6.4.2020

Franca përballet me rënien më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore

Ministri i Ekonomisë dhe Financave i Francës, Bruno Le Maire, tha se vendi i tij përballet me rënien më të keqe ekonomike që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Muajin e kaluar, Qeveria franceze ka vlerësuar se ekonomia mund të tkurret për 1 për qind në vitin 2020.

Por, Le Maire tha të hënën në një seancë të Senatit francez se kjo shifër është rishikuar.

“Me siguri, rënia do të jetë më shumë se -2.2 për qind, sa ka qenë më 2009”, tha Le Maire duke iu referuar kohës së krizës globale financiare.

“Kjo tregon për përmasat e tronditjes sonë ekonomike”, tha ai.

Franca, sikur edhe vende të tjera në botë, po përballen me probleme ekonomike për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.

Në përpjekje për të frenaur pandeminë, shumë vende janë izoluar, duke ndaluar trafikun ajror, duke mbyllur dyqanet dhe duke zvogëluar ose ndaluar prodhimin në shumë kompani.

 

13:40 6.4.2020

Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta:

 

13:18 6.4.2020

Edhe pse në spital, Johnson mbetet në krye të qeverisë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, “mbetet i angazhuar me punët e qeverisë”, edhe pse e ka kaluar natën në spital, për shkak të koronavirusit, tha sekretari britanik i Komuniteteve dhe Qeverisjes Lokale, Robert Jenrick.

Johnson është dërguar në spital të dielën mbrëma me “simpotoma të vazhdueshme”, përfshirë temperaturën.

Ai ka dalë pozitiv në testin për koronavirus më 27 mars dhe që atëherë ka qenë në vetizolim në shtëpi.

Zyrtarë të qeverisë së tij thanë se Johnson është dërguar në spital për disa teste rutinore.

Është thënë se ky është një "hap paraprak", i marrë me këshillën e mjekut të tij.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka kryesuar një takim të qeverisë për koronavirusin, të hënën në mëngjes, në vend të Johnsonit.

Muajin e kaluar, zëdhënësi i Johnsonit ka thënë se nëse kryeministri nuk ndjehet mirë dhe nuk është në gjendje të punojë, Raab do t’i marrë përsipër detyrat e tij.

Kryeministri britanik, Boris Johnson.
Kryeministri britanik, Boris Johnson.

 

 

12:57 6.4.2020

Kosova planifikon ta kalojë krizën e pandemisë me grante dhe borxhe

Rreth 400 milionë euro me pak mund të ketë buxheti i Kosovës këtë vit, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga sëmundja COVID-19.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e virusit, e në këtë kuadër shumë biznese private janë detyruar të ndërpresin veprimtarinë e tyre.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë rreth 180 milionë euro për të ndihmuar bizneset në nevojë, kurse rreth 200 milionë euro të tjera pritet t’i hiqen buxhetit, për shkak të shtyrjes së detyrimeve tatimore.

Edhe shtyrja e këtyre detyrimeve është vendosur në kuadër të pakos për të ndihmuar ekonominë e vendit.

Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është 2,3 miliardë euro.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG