Mendja e shëndoshë në trupin e shëndoshë!
Në këto ditë të izolimit për shkak të koronavirusit, Arineta Mula na tregon si të ushtrojmë dhe të mos mërzitemi në shtëpi.
Shtohen masat mbrojtëse nëpër dyqanet ushqimore në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur të hënën se ka rritur masat mbrojtëse me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri, duke shënjestruar dyqanet.
Drejtori i Inspeksionit në këtë Komunë, Adonis Tahiri ka publikuar vendimin e zyrtarëve komunalë në rrjetin social, Facebook, në të cilin thuhet se dyqanet ushqimore duhet të dezinfektojnë vazhdimisht të gjitha shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore si dhe të caktojnë një person që do të merret me respektim të distancës së klientëve.
Aty po ashtu është thënë se do të ketë gjoba për bizneset që nuk respektojnë vendimin e ri.
Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 145 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 23 pacientët që janë shëruar.
Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 27 persona, ndërsa një ka vdekur.
Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.
Qeveria tashmë në detyrë e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.
Ndalimi i lëvizjes së njerëzve në kuadër të masave të qeverisë është në fuqi nga ora 17:00 deri në 06:00, çdo ditë.
OKB-ja bën thirrje për rritje të kujdesit ndaj migrantëve
Migrantëve pa dokumente, azilkërkuesve dhe viktimave të trafikimit në gjithë botën, duhet t’iu sigurohet qasje në kujdes shëndetësor dhe mirëqenie – pavarësisht statusit të tyre ligjor – për t’i mbrojtur ata nga pandemia me koronavirus, kanë thënë dy ekspertë të Kombeve të Bashkuara të hënën.
Migrantët që punojnë në sektorë si bujqësia shumë shpesh përballen me mungesë të mbrojtjes kundër sëmundjes, Covid-19, që shkakton koroanvirusi, derisa azilkërkuesit në qendra të ndalimit nuk mund të praktikojnë distancim fizik, kanë thënë raportuesit specialë të Kombeve të Bashkuara.
Muajin e kaluar, Portugalia ka thënë se të huajt që kanë aplikuar për shtetësi, përfshirë azilkërkuesit- do të trajtohen sikurse shtetasit tjerë të përhershëm deri të paktën në fillim të muajit korrik, ashtu që migrantëve t’iu garantohet qasje në shërbime publike gjatë shpërthimit.
Megjithatë, punëtorët shëndetësorë në Indi kanë shkaktuar zemërim javën e kaluar duke dezinfektuar një grup personash, përderisa rreth 1,000 migrantë afrikanë në Maltë janë futur në karantinë në detyrueshme të dielën, pasi tetë persona në kamp janë infektuar me koronavirusin e ri.
Numri i migrantëve dhe refugjatëve në botë ka prekur shifrën e 272 milionë personave vitin e kaluar – më shumë se 51 milionë më shumë në krahasim me fillimin e dekadës – ndërkohë që rreth 25 milionë persona në gjithë botën besohet se janë viktima të punës së detyrueshme, tregojnë të dhënat e fundit të Kombeve të Bashkuara.
Kështu do të duhej të vishej secili mjek këto ditë, por duket se në shumë vende kjo gjë nuk është e mundur. Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të prekur nga koronavirusi i ri, spitalet janë përballur me një varg mungesash.