Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:10 10.4.2020

Personat që dalin nga karantina do të nënshkruajnë një deklaratë nën betim

Personat që dalin nga karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, do të nënshkruajnë një deklaratë nën betim, përmes së cilës zotohen se do të vetizolohen. Kështu thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Aty theksohet se këta persona do të jenë në monitorim të vazhdueshëm.

"Shkelja e udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike", thuhet në njoftim.

Ministria thotë se në të njëtën kohë, do të vazhdoj testimi edhe i personave që kanë mbushur mbi 2 javë në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe lirimi nga karantina do të jetë gradual, i bazuar në rezultatet e testeve të bëra nga IKSHPK-ja.

Qendra e Studentëve në Prishtinë tashmë ka kaluar në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushimin e gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës. Aty janë vendosur në karantinë një numër i konsiderueshëm i personave.

15:53 10.4.2020

Në kohë të koronavirusit, shpesh po përmendet sa të rrezikuar janë personat e moshuar, por nuk duhet treguar më pak kujdes edhe për foshnjat.

Në Bankok disa infermiere kanë fotografuar disa foshnja të porsalindura me mburoja në kokë, me qëllim të mbrojtjes nga koronavirusi.

15:36 10.4.2020

Ndihma nga robotët

Në një spital në veri të Italisë, disa robotë janë duke ndihmuar mjekët dhe infermierët që kujdesen për pacientët e infektuar me koronavirus. (Pamje: AP)​

Ndihma nga robotët
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:44 0:00

15:21 10.4.2020

Japoni: Mbi 6,000 persona të infektuar me Covid-19

Numri total i personave të infektuar me koronavirus ka tejkaluar shifrën 6,003 ka njoftuar transmetuesi publik në këtë shtet, NHK.

Më herët gjatë kësaj jave, Japonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme me qëllim të luftimit të sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi në zonat e popullura.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG