Pekini "do t'i hapë disa shkolla"
Shkollat e mbyllura në Pekin për shkak të koronavirusit të ri, do të rihapen për nxënësit e shkollave të mesme, ka thënë transmtuesi shtetëror, CCTV të dielën, teksa ka cituar një zëdhënës të Komisionit për Edukim Komunal në Pekin.
Nxënësit e shkollave të mesme të klasëve më të larta pritet të kthehen nëpër kampuse më 27 prill, derisa pjesa tjera më 11 maj, ka thënë zëdhënësi Li Yi në një konferecë për media.
Sëmundja Covid-19, që shkakton koronaviusi i ri deri më tani ka infektuar më shumë se 1.77 milion persona në gjithë botën.
Për të është raportuar fillimisht në Kinë, në fund të vitit të kaluar.
Maas: Koronavirusi do të dominojë presidencën gjermane të BE-së
Përhapja e koronavirusit do të dominojë agjendën e Bashkimit Evropian, kur Gjermania të marrë kryesimin e presidencës së Këshillit më vonë gjatë këtij viti, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
“Ne do të kemi një ‘presidencë të koronës’ me qëllim që të tejkalojmë koronavirusin dhe pasojat e tij”, ka shkruar Maas në një artikull të publikuar në të përditshmen gjermane, Die Welt.
Gjermania merr presidencën e BE-së më 1 korrik nga Kroacia.
Maas ka kritikuar Shtetet e Bashkuara sesi po përballen me krizën e koronavirusit, ndërkaq ka akuzuar Kinën se ka ndërmarrë “masa autoritare”.
Pandemia e koronavirusit është shpërndarë në 214 shtete, teksa 1,7 milion njerëz janë infektuar dhe mbi 108, 000 persona kanë vdekur.
Zbutja graduale e masave të kufizimit të lëvizjes do të jetë njëra nga detyrat e para “porsa ta kemi kaluar rrezikun” ka shkruar Maas në artikullin e publikuar në Die Welt.
Blloku po ashtu duhet të nxjerrë mësime nga kjo krizë, siç është përmirësimi i mbrojtjes civile të BE-së, prokurimi i përbashkët dhe prodhimi e furnizimi i pajisjeve mjekësore, ka shtuar Maas.
Kryeministri britanik: “I kam borxh jetën” stafit shëndetësor
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se i ka borxh jetën stafit të sistemit shëndetësor kombëtar, pas trajtimit që ka marrë për shkak të koronavirusit.
Johnson 55-vjeçar, ka falënderuar mjekët në Spitalin Shën Tomasi në Londër, ku po vazhdon trajtimin, pasi ka kaluar tri ditë në kujdes intensiv.
“Nuk mund t’i falënderoj sa duhet. Ua kam boxh jetën”.
Deklarata e tij vjen teksa numri i të vdekurve në Britani nga ky virus pritet të tejkalojë shifrën 10,000.
Ministrja e Brendshme britanik, Priti Patel ka thënë se kryeministri “ka nevojë për kohë dhe hapësirë për pushim dhe shërim”.
Ministrat janë duke vazhduar t’iu bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi në fundjavën e Pashkëve, ashtu që të parandalohet përhapja e sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Prishtina "e mbyllur"
Pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Prishtinë, autoritetet kanë marrë vendim për futjen e kryeqytetit të Kosovës në karantinë. Hyrjet dhe daljet do të jenë të ndaluara ashtu sikuse edhe grumbullimi i më shumë se dy personave afër njëri -tjetrit.