Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
20:36 14.4.2020

Kanadaja ende larg lehtësimit të kufizimeve

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, thotë se vendi është ende me javë larg nga lehtësimi i kufizimeve për shkak të pandemisë, nëse jo më gjatë.

"Duhet të qëndrojmë kështu për një kohë", tha ai gjatë një konference për media të martën.

Kanadezët duket se e mbështesin Trudeaun në masat që ka ndërmarrë për të penguar përhapjen e virusit.

Një sondazh nga organizata "Leger" zbuloi se 21% e kanadezëve preferojnë të presin zbulimin e një vaksinë në mënyrë që të lehtësohen kufizimet.

Zbulimi i vaksinës llogaritet të jetë një vit larg. Vetëm 6% e qytetarëve kanadezë thanë se donin që ekonomia të hapet tani. Provinca e Ontarios, e cila përbën 41% të popullsisë së Kanadasë, zgjati gjendjen emergjente edhe për katër javë tjera.

20:19 14.4.2020

Shqipëria kontrollon lëvizjet e qytetarëve përmes dronëve

Shqipëria ka shtrënguar masat e kufizimit dhe kontrollet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Policia përdori dronët për të monitoruar nëse njerëzit po shkelnin masat e ndalimit të lëvizjes. Kontrollet me dronë u bën në shumë qytete përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe Gjirokastrën.

Shqipëria kontrollon lëvizjet e qytetarëve përmes dronëve
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:10 0:00

20:13 14.4.2020

Qeveria në detyrë planifikon pakon e dytë për rimëkëmbje ekonomike

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik i Kosovës ka diskutuar hapat e mëtutjeshëm me qëllim të zbutjes së ndikimit negativ në ekonominë e vendit të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Ekonomia e Kosovës konsiderohet të jetë ndikuar negativisht nga situata e krijuar me pandeminë e koronavirusit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, theksoi se përveç masave për t’i dalë në ndihmë shëndetit publik, qeveria në detyrë ka marrë edhe masat për t’i dalë në ndihmë shëndetit ekonomik.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

19:28 14.4.2020

Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve në Turqi

Në Turqi gjatë 24 orëve janë konfirmuar edhe 4,062 raste me koronavirusin e ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 65,111, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Të vdekur nga sëmundja janë regjistruar 107, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1,403.

Sa i përket rasteve të shëruara, ministri tha se 4,799 persona janë shëruar deri më tani.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG