Franca raporton 762 vdekje të reja nga koronavirusi
Franca raportoi të martën 762 vdekje të tjera nga Covid-19 në spitale dhe shtëpi të kujdesit.
Shifrat e reja e ngrisin numrin e vdekjeve në 15.729.
Jerome Salomon, kreu i autoritetit të shëndetit publik, tha se numri i rasteve të konfirmuara si të infektuar tani është më shumë se 100,000.
Ai shtoi se numri i personave në kujdes intensiv kishte rënë sërish sikurse pesë ditët e kaluara,
Të hënën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi për një zgjatje të izolimit në Francë deri më 11 maj.
Ai tha se shkollat gradualisht do të rihapen pas kësaj date, por restorantet do të qëndronin të mbyllura dhe nuk mund të kishte tubime festive deri në mes të korrikut.
Macron tha se grupet e personave më të rrezikuar nga sëmundja duhet të mbeten në izolim edhe pasi masat të lehtësohen.
A mund ta gjeni kush janë këta persona të maskuar?
Përdorimi i maskave është duke u kthyer në gjë normale në gjithë botën, me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri. Qëndra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, u ka rekomanduar së fundmi njerëzve që të vendosin maska kur të ndalin në publik, ndonëse presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk beson që do të ndjekë rregullën e kësaj Qendre. Mirëpo, liderë tjerë botërorë e kanë marrë me seriozitet këtë këshillë. A mund të identifikoni këta 10 presidentë dhe kryeministra të maskuar dhe t’iu përgjigjeni disa pyetjeve që lidhen me koronavirusin?
Filloni kuizin për të kuptuar rezultatin!
Bie numri i të hospitalizuarve në Nju Jork
Në Nju Jork ka rënë numri i njerëzve që shtrohen në spital për shkak të koronavirusit të ri.
Kjo është hera e parë, që nga shpërthimi i pandemisë, që shënohet ulje e numrit të këtyre rasteve.
"Kjo është shenjë se kriza mund të jetë në kulmin e saj", tha guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.
Cuomo tha se të martën janë gjithsej 18.697 njerëz të shtruar në spitale, nga 18.825 sa kishte një ditë më parë.
Pra ky numër është ulur për rreth 300 persona.
Sipas guvernatorit, Cuomo, në Nju Jork gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 778 vdekje të reja nga koronavirusi.
Agjencia Reuters raporton se numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën prej 25,000.
Më shumë se 597,000 njerëz janë të infektuar.
Serbia me kohëzgjatje të re të orës policore gjatë vikendit të ardhshëm
Gjatë vikendit të ardhshëm Serbia do të vendosë orë policore nga dita e premte deri të martën, bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. "Ne biseduam me ekspertë, ata e mbështesin këtë orar sepse ata duan që njerëzit të jetojnë", tha Vuçiq në Radio dhe Televizionin e Serbisë (RTS).
Orari i orës policore gjatë vikendit të kaluar ka qenë nga e premtja në orën 5 pasdite deri të hënën në orën 5 të mëngjesit.