Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:07 16.4.2020

Japonia shpall izolimin mbarëkombëtar

Japonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tërë vendin, për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë e koronavirusit të ri.

Vendimi lejon qeveritë rajonale të udhëzojnë njerëzit të qëndrojnë brenda, por pa masa ndëshkuese.

Gjendja e jashtëzakonshme do të mbetet në fuqi deri më 6 maj. Më parë kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, kishte deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme në shtatë rajone.

Por më 16 prill ai tha se "gjendja e jashtëzakonshme do të zgjerohet në gjitha rajonet".

Ndërsa numri i të infektuarve në Japoni është rritur, janë shtuar edhe kritikat ndaj përgjigjes që i ka bërë qeveria krizës së pandemisë.

20:36 16.4.2020

Rastet me COVID-19, gjithnjë e më të rënda, thotë ministri Vitia

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovës, Arben Vitia ka bërë të ditur se rastet me koronavirus që po paraqiten në spitale, janë gjithnjë e më të rënda.

Përmes një postimi në rrjetin social Faebook, Vitia bën thirrje për respektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

19:55 16.4.2020

SHBA-ja e përshëndet bisedën e zhvilluar ndërmjet ministrave Vitia dhe Llonçar

Ministrat e Shëndetësisë së Kosovës dhe Serbisë, Arben Vitia dhe Zllatibor Llonçar kanë zhvilluat një bisedë përmes një video-lidhjeje, ku kanë diskutuar masat kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Kjo është bërë e ditur nga ambasadorët e SHBA-së në Kosovë dhe Serbi, Philip Kosnett dhe Anthony Godfrey, të cilët kanë publikuar në rrjetin social Twitter një mesazh të përbashkët, përmes të cilit e kanë përshendetur këtë iniciativë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

19:10 16.4.2020

Sonte, koncerti online i Filharmonisë së Kosovës

Filharmonia e Kosovës do të transmetojë sonte një koncert online. Koncerti fillon në ora 20 dhe mund ta ndiqni në faqen e Filharmonisë së Kosovës në rrjetin social Facebook përmes këtij linku.

Për shkak të situatës me pandeminë Filharmonia e Kosovës që nga fillimi i muajit prill po transmeton koncertet e saja online.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG