Kurti kërkon nga qytetarët të respektojnë masat
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti u është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh, duke u kërkuar atyre që të jenë të durueshëm dhe t’i përmbahen masave të marrë nga Qeveria e Kosovës.
Ai thotë se kanë shtrënguar masat për parandalimin e përhapjes së virusit sepse, sipas tij, ky virus paraqet rrezik të madh për shëndetin e çdonjërit, por edhe për sistemet shëndetësore e për ekonominë.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në këtë link.
Konfirmohet edhe 26 raste të reja me koronavirus
Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri të ditur se të enjten, janë konfirmuar edhe 26 raste me koronavirus në Kosovë.
Po ashtu, njoftohet se janë shëruar edhe 8 pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri.
Gjatë ditës së enjte, në Kosovë, u raportua për dy vdekje si pasojë e sëmundjes COVID-19.
Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 11 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar.
Më herët, ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se rastet me koronavirus që po paraqiten në spitale, janë gjithnjë e më të rënda.
Franca raporton për 753 të vdekur gjatë 24 orëve
Franca ka raportuar për 753 persona të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 17,920, tha të enjten zyrtari i lartë francez i Shëndetësisë, Jerome Salomon.
Por, numri i të sëmurëve me virus në spital ka rënë për 474 dhe numri atyre në kujdes intensiv ka rënë me 209, tha ai.
Situata aktuale korrespondon me një "rrafshnaltë" në numrin e rasteve, tha ai, ndërsa theksoi se njerëzit duhet të vazhdojnë të respektojnë rregullat e izolimit.
Të hënën Franca zgjati izolimin e saj mbarëkombëtar deri më 11 maj.
COVID-19 një sfidë e rëndë për punëtorët migrantë
Pasi banorët e Moskës u vunë nën masa të ashpra të izolimit për shkak të koronavirusit të ri, doli në pah një shaka ksenofobike, se pamjet e vazhdueshme të punëtorëve migrantë në rrugë, tregojnë se kush në të vërtetë e udhëheq kryeqytetin rus.
Imazhet e punëtorëve sezonalë, që tregonin se ata po shkonin pas punëve të tyre, ushqenin idenë se janë kursyer nga masat e qëndrimit në shtëpi, të cilat po zbatohen për të kontrolluar përhapjen e pandemisë.
Në fakt, nuk është se ata kishin shumë zgjidhje.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.