Në Hungari "piku" i pandemisë pritet të arrihet më 3 maj, thotë Orban
Në Hungari ekspertët presin që epidemia e koronavirusit të arrijë kulmin më 3 maj.
Kështu ka thënë kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në një video të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Orban, i cili ishte duke vizituar një spital, tha se deri atëherë Hungaria do të ketë 5,000 ventilatorë, dhe më pas ky numër do të rritet në 8,000.
"Ky numër do të jetë i mjaftueshëm për të trajtuar të gjithë pacientët", tha Orban.
Të dielën Hungaria njoftoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.916, ndërsa 189 njerëz kanë vdekur.
Bie numri i vdekjeve në Holandë
Në Holandë janë raportuar 83 raste të reja të vdekjeve nga sëmundja COVID-19, njoftuan autoritetet shëndetësore holandeze.
Kjo është rritja më e ulët ditore e rasteve që nga data 26 mars.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend është 3,684, ndërsa i atyre të infektuar me koronavirus ka arritur në 32, 655.
Mbi 1,200 të infektuar në Bosnje dhe Hercegovinë
Në Bosnje dhe Hercegovinë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus ka arritur në 1.285, bëri të ditur Ministria për Çështje Civile.
Deri më tani janë shëruar 347 persona.
Autoritetet shëndetësore kanë kryer 17 mijë testime.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani 48 persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri.
Maqedonia e Veriut ndihmohet nga NATO për të luftuar lajmet e rreme
Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s është pjesë e luftës kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave që kanë të bëjnë me pandeminë e koronavirusit.
Ekspertët thonë se ndihma e NATO-s është mëse e nevojshme në këtë sfidë që ka të bëjë me luftën kundër lajmeve të rreme, për shkak se qytetarët në masë të theksuar kanë humbur besimin tek institucionet relevante të shtetit, andaj shtojnë se për këtë arsye u duhet një ombrellë e fuqishme mbrojtëse siç është aleanca veri-atlantike.
Artikull e plotë mund ta lexoni në këtë link.