Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
10:52 22.4.2020

Mbi 10,000 të infektuar me koronavirus në Poloni

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Poloni arriti mbi 10,000 të mërkurën.

Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Shëndetësisë në Poloni tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve aktualisht ëshë 10,034, ndërsa i viktimave 404.

Polonia ka rreth 38 milionë banorë.

Të hënën, qeveria atje ka filluar t'i heqë disa kufizime të vendosura për të frenuar përhapjen e pandemisë.

10:31 22.4.2020

Në QKUK janë të shtrirë 58 pacientë me koronavirus

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë të shtrirë 58 pacientë me koronavirus.

Prej tyre, një është në gjendje kritike dhe po trajtohet me ventilim mekanik, thuhet në njoftimin për media të QKUK-së.

Njëmbëdhjetë raste të tjera janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa 46 janë në gjendje stabile, thuhet po ashtu në njoftim.

Bëhet e ditur se katër pacientë të shëruar nga infeksioni, sot do të lirohen nga spitali.

Kosova deri më tash ka regjistruar 604 raste të të infektuarve me koronavirus; prej tyre 18 kanë vdekur, 128 janë shëruar.

09:58 22.4.2020

Vala e dytë e koronavirusit “mund të jetë më e rëndë”

Vala e dytë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara mund të jetë edhe më shkatërruese, sepse ka të ngjarë të përkojë me fillimin e sezonit të gripit, thanë zyrtarët shëndetësorë amerikanë.

Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, u bëri thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë muajt e ardhshëm për t’u përgatitur dhe për t’u vaksinuar kundër gripit.

"Ekziston mundësia që sulmi i virusit mbi vendin tonë, dimrin e ardhshëm, të jetë edhe më i rëndë se ai që sapo kaluam", tha Redfield në një intervistë për gazetën Washington Post.

“Do ta kemi në të njëjtën kohë edhe epideminë e gripit, edhe epideminë e koronavirusit", tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave me koronavirus: mbi 800,000, përkatësisht mbi 45,000.

Miliarda njerëz në mbarë botën janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi gjatë muajve të fundit, pasi qeveritë po përpiqen ta frenojnë përhapjen e virusit ngjitës.

09:49 22.4.2020

Pse larja e duarve mund të shpëtojë jetë?

Një nga gjërat më të mira dhe më të thjeshta për t'u mbrojtur nga koronavirusi është larja e duarve. Mjekët këshillojnë që ato të lahen me sapun dhe ujë të ngrohtë, në mënyrë që të largohet infeksioni.

Pse larja e duarve mund të shpëtojë jetë?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:34 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG