Shumë vështirësi, përkundër përpjekjeve për vaksinën e COVID-19
Vaksinat janë një biznes hileqar. Është më hileqar se testet apo ilaçet thonë ata që përpiqen të zhvilllojnë dhe prodhojnë vaksinat për t'i bërë ballë pandemisë së COVID-19.
Të trija këto, së bashku me distancën fizike dhe masat e tjera sociale - janë thelbësore për të gjurmuar, trajtuar dhe parandaluar përhapjen e virusit.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.
BE-ja e ndihmon Kosovën me material për testim ndaj COVID-19
Bashkimi Evropian e ka ndihmuar Kosovën me material shëndetësor i cili shërben për të nxjerrë rezultatin e testit ndaj koronavirusit.
Kjo është bërë e ditur në faqen në Facebook, të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Sipas njoftimit, materiali i dorëzuar mund të shërbejë për të vërtetuar deri në 60 mijë teste të koronavirusit.
"Kosova sapo ka marrë materiale për kalibrimin e testit për Covid19. Materiali është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e Covid19 dhe të sigurojë që personat e infektuar diagnostikohen siç duhet", thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian.
Më 23 prill në Kosovë është konfirmuar vdekja e 19-të si pasojë e koronavirusit të ri.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë, 630 persona janë të infektuar më koronavirus.
Nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus janë shëruar 138 persona.
Me qëllim të luftimit të kësaj sëmundjeje, autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.
Evropa “të reflektojë” ndaj izolimit të Kosovës
Gentiola Madhi, hulumtuese e çështjeve evropiane dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor beson se ka hapësirë për krahasim në mes të izolimit që përjeton Kosova, në mungesë të liberalizimit të vizave, me atë të vendeve të Bashkimit Evropian, teksa luftojnë koronavirusin e ri. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se Franca dhe Holanda, dy shtete që kanë hezituar ta finalizojnë procesin e vizave për Kosovën, janë të përqendruara te vetja dhe e shfrytëzojnë situatën për interesa personale. Megjithatë, ajo thekson se edhe Kosova duhet ta bëjë pjesën e vet në këtë proces duke lobuar dhe duke zgjidhur problemet e brendshme.
Vdes edhe një pacient me koronavirus në Kosovë
Klinike Infektive në Prishtinë ka njoftuar për vdekjen e pacientit me inicialet K.Q., i prekur nga koronavirusi i ri.
Viktima, 53-vjeçar nga Komuna e Prizrenit, ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës më 13 prill.
“Te i sëmuri, gjatë ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetojë sëmundjes”, është thënë një njoftim.
Kjo është vdekja e 19-të që regjistrohet si pasojë e koronavirusit në Kosovë.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë 630 persona.
Nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus janë shëruar 138 persona.
Me qëllim të luftimit të kësaj sëmundjeje, autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.