Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
20:07 23.4.2020

Qeveria në detyrë e Kosovës ndan 500 mijë euro për komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Serbi

Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e zhvilluar të enjten ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në Serbi, në vlerën prej 500 mijë euro.

Mjetet do të përdoren përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbrëmje ka zhvilluar një bisedë telefonike me tre asamblistët shqiptarë të komunës së Medvegjës dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Gjatë kësaj bisede, Kurti ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar shqiptarët e Luginës për ta tejkaluar sa më lehtë situatën më pandeminë.

19:47 23.4.2020

Mbi 1 milion persona janë testuar në Itali

Italia të enjten ka raportuar për 464 vdekje nga koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 25,549, shifra e dytë më e lartë pas Shteteve të Bashkuara.

Sipas agjencisë, deri më tani në Itali numri i të infektuarve është 189.973.

Për herë të parë, Agjencia e Mbrojtjes Civile publikoi të dhënat se sa njerëz ishin testuar për koronavirusin deri më tani në Itali.

Sipas të dhënave janë testuar mbi 1 milion njerëz. Italia ka një popullsi prej rreth 60 milionë banorësh.

19:07 23.4.2020

Ramazani këtë vit, muaj i ‘vetmuar’ i begatisë

Në fshatin Verboc të Drenasit, banorët thonë se asnjëherë në jetë nuk e kanë agjëruar muajin e Ramazanit të mbyllur në shtëpi dhe duke mos shkuar në xhami. Që nga përhapja e koronavirusit, në Kosovë u ndaluan të gjitha tubimet fetare.​

Ramazani këtë vit, muaj i ‘vetmuar’ i begatisë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:17 0:00

18:27 23.4.2020

Arrin në Prishtinë dërgesa e tretë e UNICEF-it me pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të enjten ka arritur dërgesa e tretë e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët [UNICEF] me pajisje mbrojtëse personale për t’i mbështetur punonjësit shëndetësore kundër COVID-19.

Në një postim në rrjetin social Facebook, të kësaj ministrie thuhet se “dërgesa e tretë përmban 8.960 mantele kirurgjike, 2.680 maska dhe 33.600 maska kirurgjike si ndihmë nga Qeveria e Luksemburgut” .

Deri më tani, UNICEF-i ka ofruar 36.200 dorëza, 68.544 maska kirurgjike, 5.380 maska, 1.000 kominoshe për mbrojtje, 51.460 mantele kirurgjike dhe 2.934 përparëse mbrojtëse, 81 termometra klinikë me rreze infra të kuqe, të gjitha këto në mbështetje të reagimit ndaj pandemisë në Kosovë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se Ministria e Shëndetësisë mirëpret kontributin e partnerëve në luftën e përbashkët kundër Covid-19, ndërsa pajisjet mbrojtëse profesionale do t’i ndihmojnë personelit shëndetësor që me një siguri sa më të lartë të luftojnë në parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje.

Kurse, Shefja e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Natacha Gomes, tha se “si partner kryesor në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, është vendimtare që Luksemburgu ta mbështesë Kosovën në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG