Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:06 24.4.2020

Edhe një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për një 80-vjeçar, i cili është pranuar në Klinikën infektive në Shkup më 21 prill.

Me këtë viktimë, numri i përgjthshëm i tyre në Maqedoninë e Veriut arrin në 57. Shumica e tyre janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Strugë.

Gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 26 persona të infektuar me koronavirus nga 408 teste të kryera, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 1,326.

Numri i personave të shëruar gjatë orëve të fundit është 36 - shifër kjo më e lartë se numri i të infektuarve e që, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, flet për dobësimin e virusit.

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë të shëruar 337 persona, ndërsa te 932 vetë sëmundja është ende aktive.

15:53 24.4.2020

Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta:

Këshillat e OBSH-së për koronavirusin

1/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
2/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
3/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
4/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
5/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
6/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
7/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
8/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
9/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
10/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
11/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
12/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
13/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
14/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
15/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
16/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
17/17
Përgjigjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në disa nga pyetjet më të shpeshta.
Previous slide
Next slide

15:33 24.4.2020

Komisioni Evropian, pa përgjigje rreth ndihmës për Ballkanin P.

Komisioni Evropian është aktualisht i përqendruar në përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit, por do të vazhdojë të punojë në një plan të investimeve ekonomike, tha në një konferencë për media zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.

Pisonero shmangi përgjigjen në pyetjen nëse në një samit të Zagrebit, që do të mbahet muajin e ardhshëm, do të paraqitet plani i paralajmëruar për mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor.

“Ekziston një paketë domethënëse në tryezë. Flasim për më shumë se 410 milionë euro, plus 190 milionë euro, që do të ndihmojnë në mbajtjen e likuiditetit përmes bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare”, tha Pisonero.

Paketa financiare për Ballkanin Perëndimor është paralajmëruar para shfaqjes së pandemisë së koronavirusit nga zyrtarë të Komisionit Evropian, përfshirë presidenten e këtij institucioni, Ursula Von der Leyen.

Samiti midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian do të mbahet në Zagreb më 6 dhe 7 maj.

Përveç paketës financiare, është planifikuar që në këtë samit të promovohet edhe metodologjia e re e zgjerimit të Bashkimit Evropian, e cila, para së gjithash, do të zbatohet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Për shkak të izolimit të shkaktuar nga panedemia, samiti do të zhvillohet në formatin e video-konferencës.

14:53 24.4.2020

Belgjika nuk do të përdorë aplikacionet për gjurmimin e të dyshuarve me COVID-19

Qeveria e Belgjikës ka vendosur të mos përdorë aplikacione për të gjurmuar të infektuarit me koronavirus, tha ministri i Telekomunikacionit Philippe De Backer.

"Nuk ka nevojë për një aplikacion për gjurmimin e kontakteve", i tha ai kanalit televiziv belg VRT të enjten.

Aplikacionet e gjurmimit të kontakteve të personave të infektuar me koronavirus, përdoren tashmë në vendet aziatike. Por, kopjimi i qasjes së tyre duke përdorur të dhëna për vendndodhjen e personave, do të shkelte ligjet e privatësisë në Bashkimin Evropian.

Në fillim të këtij muaji, Mbikëqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave bëri thirrje për një aplikacion evropian për të ndjekur përhapjen e koronavirusit të ri.

Belgjika ka regjistruar 42.797 raste me COVID-19 dhe 6.490 vdekje.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG