Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:55 27.4.2020

Infografikë:

Njerëzit që besojnë se izolimi do t’i forcojë lidhjet familjare

Njerëzit që besojnë se izolimi do t’i forcojë lidhjet familjare
Njerëzit që besojnë se izolimi do t’i forcojë lidhjet familjare

21:16 27.4.2020

Pompeo: SHBA-ja po bën më shumë se çdokush për Afrikën

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se vendi i tij po bën më shumë se çdo vend tjetër për të luftuar koronavirusin në Afrikë.

Duke folur përmes telefonit me gazetarët në Afrikë, Pompeo tha se SHBA-ja nuk do t’i zvogëlojë shpenzimet për kujdesin shëndetësor në botë, edhe pse administrata e presidentit Donald Trump ka ndaluar së financuari Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Pompeo tha se OBSH-ja është “jofunksionale”.

“Po bëjmë përpjekje masive për të ndihmuar partnerët tanë afrikanë kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi]”, tha Pompeo.

“Asnjë vend tjetër nuk po bën më shumë se ne. Ne jemi zotuar për ndarjen e 170 milionë dollarëve për këtë luftë në Afrikë”, tha Pompeo.

Ai tha se Uashingtoni nuk dëshiron të ndërpresë ndihma, por do që paratë të shkojnë në një institucion shumëkombësh që “vërtet mund të japë rezultate të mira”.

20:45 27.4.2020

Përmbledhje globale për COVID-19: 21-27 prill

Përmbledhje: Sa njerëz jetojnë në izolim dhe si po ecën vaksina?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:05 0:00

20:31 27.4.2020

Stoltenberg fajëson Kinën dhe Rusinë për dezinformim për koronavirusin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e akuzoi Kinën dhe Rusinë për shpërndarje të dezinformatave, në lidhje me përgjigjen e aleancës ushtarake ndaj pandemisë së koronavirusit.

“Kemi disa shembuj të deklaratave që vijnë nga Moska dhe Pekini, të cilat nuk janë të sakta, të cilat përpiqen të minojnë kohezionin e aleatëve të NATO-s dhe të cilat e portretizojnë NATO-n në mënyrë të gabuar”, tha Stoltenberg në një video-mesazh për disa media, përfshirë Radion Evropa e Lirë.

Stoltenberg po ashtu tha se dy vendet përpiqen t’i portretizojnë aleatët e NATO-s sikur nuk janë në gjendje “t’i mbrojnë të moshuarit” apo “të punojnë së bashku”.

“Ne jemi duke punuar së bashku. Kjo është saktësisht ajo që po bëjmë”, tha Stoltenberg.

Ai vuri theksin edhe te, siç tha, bashkëpunimi midis aleatëve të NATO-s për sigurimin e mbështetjes mjekësore dhe transferimin e pacientëve.

Javën e kaluar, edhe vëzhguesit e BE-së kanë thënë se kanë identifikuar një "konvergjencë trepalëshe të dezinformimit" për koronavirusin, të promovuar nga Kina, Irani dhe Rusia.

Pjesë e saj ishin rrëfimet se koronavirusi është një armë biologjike e krijuar në Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar kundërshtarët dhe se Kina, Irani dhe Rusia "po e luftojnë pandeminë shumë më mirë sesa Perëndimi".

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG