Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
08:48 30.4.2020

Koreja Jugore nuk regjistron asnjë rast lokal me Covid-19

Ndonëse para pak javësh ka qenë një prej vatrave të përhapjes së koronavirusit të ri, Koreja Jugore në 24 orët e fundit nuk ka regjistruar asnjë rast lokal të infektuar me këtë virus.

Të enjten është raportuar për katër raste të importuara, të gjitha të identifikuara nëpër aeroporte, duke e rritur numrin e të prekurve në këtë shtet në 10,765.

Sipas Qendrës koreane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kjo është shifra më e vogël e shënuar në dy muaj.

Në kohën e pikut të sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, janë regjistruar qindra raste të reja çdo ditë, duke nxitur autoritetet që të kryejnë një fushatë agresive të testimit, me qëllim të luftimit të këtij virusi.

08:33 30.4.2020

Orët mësimore larg nxënësve

Si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Ministria e Arsimit në Kosovë ka mbyllur shkollat dhe mësimi po zhvillohet në distancë. Njëra nga mësimdhënëset tregon se sa e vështirë është mbajtja e orës pa nxënës.​

Orët mësimore larg nxënësve
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:34 0:00

07:55 30.4.2020

Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Gjermani

Gjermania ka regjistruar 1,478 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar ditën e katërt që numri i të prekurve është rritur.

Numri total i të infektuarve me këtë virus i është afruar shifrës 160,000 ndonëse rreth 75 për qind e tyre janë shëruar.

Aktualisht është thënë se janë vetëm 34,672 raste aktive.

Numri i të vdekurve që lidhen me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi është rritur për 173, apo në total 6,288.

Autoritetet gjermane kanë nisur të lehtësojnë masat e izolimit javën e kaluar.

Ende nuk është e qartë nëse zyrtarët ia atribuojnë këtij vendimi rritjen e numrit të të prekurve – mirëpo sondazhet tregojnë se shumica e gjermanëve janë kundër përshpejtimit të procesit të kthimit në normalitet.

23:52 29.4.2020

Luftimi i koronavirusit pa izolim në Suedi

Përderisa shumica e botës ka jetuar për javë të tëra nën kufizime të rrepta të shëndetit publik, Suedia ka luftuar pandeminë e koronavirusit duke mos imponuar izolim të detyrueshëm ose duke mos detyruar bizneset që të mbyllen.

Kufijtë e Suedisë kanë mbetur të hapur. Shkollat për fëmijë nën moshën 16 vjeç janë ende duke mbajtur mësim me fëmijë që shkojnë në klasë.

Baret, restorantet dhe kafenetë mund t’u shërbejnë klientëve për aq kohë sa “tavolinat janë të vendosura siç duhet për të shmangur tollovinë” dhe “njerëzit gjithmonë rrinë të ulur përderisa hanë dhe pinë”.

Floktarët, palestrat, studiot e jogas madje edhe kinematë vazhdojnë të funksionojnë.

Qytetarët janë këshilluar që të udhëtojnë vetëm kur është e nevojshme. Por, nuk ka kufizime në udhëtime masive.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG