Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:58 30.4.2020

Bie numri i vdekjeve në Francë

Në Francë, gjatë ditës së enjte, janë raportuar 289 vdekje nga koronavirusi i ri, një rënie prej më shumë se 100 nga një ditë më parë.

Rënie është shënuar edhe në numrin e pacientëve që janë nën kujdes intenziv.

Zyrtari i lartë shëndetësor, Jerome Salomon, tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 24376.

Franca është vendi i pestë në botë për nga numri i viktimave të koronavirusit të ri, pas Shteteve të Bashkuara, Italisë, Britanisë dhe Spanjës.

21:31 30.4.2020

Tuzi-Nushi: Mbyllja në shtëpi e pasiguria ekonomike, faktorë të dhunës në familje

Të gjitha të dhënat nga institucionet e Kosovës tregojnë se muajve të fundit ka rritje të rasteve të dhunës në familje. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtoresha e UN Women Kosova, Vlora Tuzi-Nushi. Ajo thekson se bashkë me Ministrinë e Drejtësisë, Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera, dhe me familjen e agjencive të Kombeve të Bashkuara po ofrojnë mbështetje për personat e prekur nga dhuna.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link.

20:55 30.4.2020

Agjencitë e inteligjencës amerikane thonë se koronavirusi nuk u krijua nga njeriu

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se koronavirusi i ri nuk është bërë nga njeriu, ose nuk është modifikuar.

Por, ato thonë se janë akoma duke e hulumtuar origjinën e virusit, raporton BBC.

Kjo është deklarata e parë për këtë çështje nga agjencitë e inteligjencës amerikane.

Ajo hedh poshtë teoritë e komplotit në lidhje me origjinën e pandemisë dhe raportimet se kinezët e zhvilluan dhe e lëshuan koronavirusin, si një armë biologjike.

Por, nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë aksidentalisht nga një laborator në Vuhan ku studioheshin sëmundjen infektive.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka ngritur pyetje në lidhje me sigurinë e laboratorëve në Kinë dhe ka kërkuar nga Pekini të lejojë ekspertë të jashtëm në këtë institucion.

Qeveria kineze thotë se çdo pretendim i tillë është i pabazuar.

Rastet e para me koronavirusin e ri u paraqiten në fund të vitit të kaluar në Kinë.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, aktualisht në gjitha vendet e botës janë 3,247,648 të infektuar me këtë virus.

20:05 30.4.2020

Gjermania lehtëson edhe disa masa të izolimit

Gjermania do të lehtësojë edhe më shumë kufizimet e izolimit duke rihapur muzetë, galeritë, kopshtet zoologjike dhe kopshtet e lojërave si dhe duke lejuar shërbimet fetare.

Lehtësimi i masave është njoftuar pas një bisede të kancelares Angela Merkel dhe udhëheqësve të 16 rajoneve gjermane. Rajonet do të sigurojnë që këto lehtësime të ndodhin në kushte të rrepta.

Por, kufizimet e distancës fizike do të mbesin në fuqi.

Takimet publike do të mbesin të ndaluara deri në fund të gushtit. Gjermania filloi të lehtësojë kufizimet në fillim të javës së kaluar.

Deri më tani ky vend ka shënuar 6.228 vdekje nga koronavirusi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG