A mendoni se është e mjaftueshme vlera e Pakos Emergjente Fiskale të miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës?
Mbi 27,500 të vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar
Numri i personave të vdekur në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 27,510, një rritje prej 739 viktimave në 24 orët e fundit.
Këtu përfshihen vdekjet në spitale dhe shtëpi kujdesi.
Autoritetet britanike kanë njoftuar se një ditë më parë kanë kryer më shumë se 122,000 brenda ditës, duke e tejkaluar synimin qeveritar të 100,000 testeve në ditë.
OKB: Miliona fëmijë mund të mos vaksinohen si pasojë e koronavirusit
Miliona fëmijë rrezikojnë të përballen me mungesë të vaksinave të domosdoshme për jetesë, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara, pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë me koronavirus.
Ky shpërthim ka pasur ndikim shumë të madh të industrinë ajrore, duke zvogëluar numrin e fluturimeve komerciale.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka thënë se dhjetëra shtete mund të mos kenë qasje në vaksinat e domosdoshme për jetesë.
Kjo agjenci u ka kërkuar qeverive dhe sektorit privat që të rrisin hapësirën për këto vaksina.
Programet e imunizimit janë një prej aktiviteteve kyçe të UNICEF-it. Kjo Organizatë vlerëson se vaksinat për sëmundje serioze sikurse fruthi, polio dhe tetanusi janë të domosdoshme për jetën e 3 milionë fëmijëve brenda vitit.
Teksa hulumtuesit mjekësorë janë duke punuar shumë në krijimin e një vaksine për koronavirusin, UNICEF-i ka thënë se pandemia me këtë virus është duke dëmtuar përpjekjet për të gjetur zgjidhje për sëmundjet tjera.
India vazhdon masën e izolimit edhe për dy javë tjera
Izolimi kombëtar për shkak të koronavirusit është zgjatur edhe për 2 javë të tjera në Indi.
Udhëzimet e reja, të prezantuara të premten, kanë përditësuar sistemin e ndarjes së zonave të kuqe, portokalli dhe të gjelbërta.
Zonat e kuqe konsiderohen vatra të përhapjes së virusit, ndërkohë që lehtësime janë bërë në zonat tjera që konsiderohen më pak të rrezikshme.
India ka zbatuar masat e izolimit nga 24 marsi, ndërkohë që në këtë shtet janë regjistruar mbi 35,000 raste të prekura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Brendshme, ku tregohej masa e re e izolimit deri më 18 maj është thënë se “ka pasur arritje të mëdha në situatën e krijuar më Covid-19”.
Mirëpo të premten në këtë shtet është shënuar rekord i rasteve të reja.
Të paktën 1,100 persona është thënë të kenë vdekur nga virusi në Indi, mirëpo shumë persona besojnë se numri i të prekurve dhe infektuarve është shumë më i madh sesa është raportuar.
Ky shpërthim ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, pasi kompanitë kanë shënuar humbje në vlerë të miliona dollarëve derisa punëtorët migrantë janë përballur po ashtu me vështirësi financiare.