Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
19:48 3.5.2020

Italianëve u lejohet të dalin në parqe

Në Itali, të hënën (4 maj) fillon zbatimi i masave lehtësuese të izolimit.

Në dy muajt e fundit ky vend ka qenë nën izolim të plotë për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri.

Parqet dhe fushat e lojërave do të hapen.

Vrapimi dhe çiklizmi në natyrë do të lejohen, mirëpo njerëzve do t’u duhet të mbajnë një distancë prej të paktën një metër.

Asnjë tubim nuk do të lejohet dhe njerëzit nuk mund të largohen nga rajonet e tyre, përveç në raste urgjence, raporton AFP.

Italia e regjistroi vdekjen e saj të parë në fund të muajit shkurt. Deri më tani nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 28.710 njerëz.

Më shumë se 209,000 u infektuan me koronavirusin e ri, sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins.

Zyrtarët shëndetësorë udhëzuan qytetarët që të respektojnë masat e tjera sanitare, ndërsa kryeministri italian, Giuseppe Conte, paralajmëroi se masat e kufizimit mund të rikthehen nëse nëse numri i të infektuarve fillon të rritet.

Italianët janë izoluar qysh më 9 mars. Ata janë lejuar të dalin jashtë vetëm për nevoja thelbësore.

Masat e izolimit kanë nisur të lehtësohen pak më 14 prill, me rihapjen e disa dyqaneve të vogla dhe librarive.

18:59 3.5.2020

Fotogaleri:

Koncert në kohë karantine në lagjet e Shkupit

Banorët e Shkupi po ndjekin koncertin nga ballkonët e tyre. 
1/11 Banorët e Shkupi po ndjekin koncertin nga ballkonët e tyre. 
Këngëtari, Tafa Ymeri, duke performuar në një lagje të Shkupit. 
2/11 Këngëtari, Tafa Ymeri, duke performuar në një lagje të Shkupit. 
Disa banorë të Shkupit, duke dëgjuar muzikën, derisa qëndrojnë në izolim. 
3/11 Disa banorë të Shkupit, duke dëgjuar muzikën, derisa qëndrojnë në izolim. 
Ora policore është vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 
4/11 Ora policore është vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 
Disa edhe vallëzojnë....
5/11 Disa edhe vallëzojnë....
Një banore e Shkupit duke ndjekur koncertin në lagjen e saj. 
6/11 Një banore e Shkupit duke ndjekur koncertin në lagjen e saj. 
Dy policë qëndrojnë afër vendit ku janë të vendosur grupi muzikor. 
7/11 Dy policë qëndrojnë afër vendit ku janë të vendosur grupi muzikor. 
Banorë të një lagjeje në Shkup. 
8/11 Banorë të një lagjeje në Shkup. 
Një grua qëndron në ballkonin e saj. 
9/11 Një grua qëndron në ballkonin e saj. 
Këngëtarja, Kanita Suma. 
10/11 Këngëtarja, Kanita Suma. 
Një grua në ballkonin e saj. 
11/11 Një grua në ballkonin e saj. 
Previous slide
Next slide

18:38 3.5.2020

Vdes një person në konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë

Një person ka vdekur në konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

"Rreth orës 17:20 (3 maj), ekipet e emergjencës dhe policia kanë shkuar te Qendra e Studentëve dhe një person është përcjellë me autoambulancë në drejtim të Klinikës Emergjente. Njësitet e policisë dhe ato të forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera", ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera për rrethanat e vdekjes së këtij personi.

Në bazë të një vendimi të institucioneve të Kosovës, Qendra e Studentëve në Prishtinë është shëndruar në karantinë për personat që hyjnë në Kosovë.

Ky vendim është marrë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

17:46 3.5.2020

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë publikon orarin e ri të lëvizjes së qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar orarin e ri të lëvizjes së qytetarëve i cili hyn në fuqi më 4 maj. Qytetarët do të mund të lëvizin më shumë, nga 1.5 orë - sa është koha e lejueshme aktualisht - në 3 orë në dy orare, paradite dhe pasdite.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG