Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
10:17 12.5.2020

Dymbëdhjetë pacientë me koronavirus, të shtrirë në QKUK

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) njoftoi të martën se në këtë repart janë të shtrirë 12 pacientë me koronavirus.

Në njoftimin për media thuhet se tetë pacientë janë në gjendje stabile, ndërsa katër janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Prej tyre, dy janë në gjendje më të rënduar, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, gjithsej janë konfirmuar 895 raste me koronavirus.

Prej tyre, 657 pacientë janë shëruar dhe 28 kanë vdekur.

09:57 12.5.2020

Vendet e varfra, të goditura nga virusi dhe uria

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk duhet nxituar me lehtësimin e masave të izolimit kundër koronavirusit, sepse rihapja mund të rrezikojë një valë të dytë të infeksioneve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Vendet e varfra, të goditura nga virusi dhe uria
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:47 0:00

09:27 12.5.2020

Kina raporton vetëm për një rast të ri me koronavirus

Kina raportoi vetëm për një rast të ri me koronavirus të martën, krahasuar me 17, një ditë më parë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha se rasti i ri në Mongolinë e Brendshme është importuar.

Nga 17 rastet e reja të hënën, pesë kanë qenë në Vuhan, qytetin ku koronavirusi ka shpërthyer vitin e kaluar.

Përpara tyre, Vuhani nuk ka pasur asnjë rast të ri për më shumë se një muaj.

Në total, Kina ka raportuar për mbi 84,000 të infektuar me koronavirus dhe për mbi 4,600 viktima.

09:12 12.5.2020

Asnjë rast i ri me koronavirus në Zelandën e Re

Zelanda e Re tha se nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve mbetet 1,497 dhe më shumë se 90 për qind e tyre tashmë janë shëruar.

Autoritetet nuk raportuan as për viktima të reja dhe numri i tyre mbetet 21.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se do të lehtësojë tutje masat e izolimit këtë javë, duke lejuar hapjen e dyqaneve me pakicë, të kinemave, shesheve të lojërave dhe palestrave, megjithëse rregullat e distancimit fizik do të mbeten në fuqi.

Mësimi në shkolla do të rinisë normalisht më 18 maj, ndërsa baret do të lejohen të hapen nga 21 maji, tha Ardern.

Kufijtë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllur për vizitorët e huaj.

Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Ardern, në fund të marsit, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha aktiviteteve ekonomike, përveç shërbimeve thelbësore.

Më 27 prill, Ardern ka deklaruar se koronavirusi në Zelandën e Re është eliminuar.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG