Ndërlidhjet

Lajme

Osmani: Nga Izraeli janë evakuuar 60 shtetas maqedonas

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Gjashtëdhjetë shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga Izraeli që nga fillimi i sulmit masiv të militantëve të Hamasit, të shtunën, më 7 tetor, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ai tha se autoritetet kanë regjistruar rreth 150 shtetas të Maqedonisë së Veriut në qytete të ndryshme të Izraelit dhe në territoret palestineze. Por, ky numër mund të arrijë deri në 200 persona pasi disa nuk janë paraqitur për identifikim në thirrjen e autoriteteve të Shkupit.

Të shtunën, sipas Osmanit, pritet të kthehen në Shkup edhe 90 të tjerët, të cilët janë duke komunikuar me shtabin e krizës të formuar menjëherë pas shpërthimit të konfliktit të Izrael.

Shefi i diplomacisë maqedonase tha se ambasada në Kajro, është duke komunikuar me dy persona të tjerë që ndodhen brenda zonave të rrezikuara të Gazës, të izoluara nga Izraeli, pasi nuk arritën të dilnin para mbylljes së pikës së vetme kufitare me Egjiptin.

“Situata atje është shumë e ndryshueshme dhe vlerësojnë se janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Ne po punojmë, gjithashtu, me autoritetet në Egjipt për t'i liruar ata dhe më pas do të organizojmë transportin nga Egjipti. Mirëpo, për momentin nuk kemi si t'i nxjerrim nga Gaza”, tha Osmani.

Disa nga shtetasit maqedonas që gjendeshin në zonat e rrezikuara në rajonin e Gazës, të mërkurën në mbrëmje kanë arritur Athinë prej nga me autobus janë transferuar në kufirin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Osmanit, fillimisht fokusi ishte identifikimi, kontaktimi dhe nxjerrja e qytetarëve nga zonat e rrezikuara dhe më pas transportimi i tyre në Tel Aviv.

Solidarizim me Izraelin nëpër botë

Deputetë francezë të ngritur në këmbë për një minutë heshtjeje, më 10 tetor, në Paris, për nder të viktimave të sulmeve të grupit militant palestinez, Hamas, ndaj Izraelit.
1/11 Deputetë francezë të ngritur në këmbë për një minutë heshtjeje, më 10 tetor, në Paris, për nder të viktimave të sulmeve të grupit militant palestinez, Hamas, ndaj Izraelit.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Njerëz duke ndezur qirinj para Monumentit të Shpëtimit të Hebrenjve Bullgarë në Sofje, më 10 tetor.
2/11 Njerëz duke ndezur qirinj para Monumentit të Shpëtimit të Hebrenjve Bullgarë në Sofje, më 10 tetor.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një burrë duke mbajtur një pankartë me porosinë "Iranianët qëndrojnë me Izraelin", gjatë një tubimi në mbështetje të Izraelit, në Toronto, Kanada, më 9 tetor.
3/11 Një burrë duke mbajtur një pankartë me porosinë "Iranianët qëndrojnë me Izraelin", gjatë një tubimi në mbështetje të Izraelit, në Toronto, Kanada, më 9 tetor.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Turma njerëzish duke mbajtur lart telefona mobilë dhe flamuj izraelitë, gjatë një tubimi në Buenos Aires, Argjentinë, më 9 tetor.
4/11 Turma njerëzish duke mbajtur lart telefona mobilë dhe flamuj izraelitë, gjatë një tubimi në Buenos Aires, Argjentinë, më 9 tetor.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një ushtarak rus i fotografuar gjatë një lutjeje në një sinagogë në Shën Petersburg, Rusi, më 10 tetor.
5/11 Një ushtarak rus i fotografuar gjatë një lutjeje në një sinagogë në Shën Petersburg, Rusi, më 10 tetor.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Ura e Budapestit, në Hungari, e ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Izraelit, më 10 tetor.
6/11 Ura e Budapestit, në Hungari, e ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Izraelit, më 10 tetor.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Flamuri i Izraelit i projektuar në Pallatin e Parlamentit të Rumanisë, në Bukuresht, më 9 tetor.
7/11 Flamuri i Izraelit i projektuar në Pallatin e Parlamentit të Rumanisë, në Bukuresht, më 9 tetor.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Lule të vendosura para Ambasadës së Izraelit në Moskë, Rusi, më 9 tetor.
8/11 Lule të vendosura para Ambasadës së Izraelit në Moskë, Rusi, më 9 tetor.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Kulla e Eiffelit, në Paris, Francë, e ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Izraelit, më 9 tetor.
9/11 Kulla e Eiffelit, në Paris, Francë, e ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Izraelit, më 9 tetor.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një grua duke qarë gjatë një tubimi në mbështetje të Izraelit, në Londër, Angli, më 9 tetor.
10/11 Një grua duke qarë gjatë një tubimi në mbështetje të Izraelit, në Londër, Angli, më 9 tetor.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Disa protesta në mbështetje të sulmeve janë mbajtur, po ashtu, nëpër botë. Kjo fotografi e realizuar më 9 tetor shfaq një grup me flamuj palestinezë, në Nju-Jork, SHBA.
11/11 Disa protesta në mbështetje të sulmeve janë mbajtur, po ashtu, nëpër botë. Kjo fotografi e realizuar më 9 tetor shfaq një grup me flamuj palestinezë, në Nju-Jork, SHBA.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Osmani theksoi se një pjesë e qytetarëve të kthyer, kanë ardhur përmes Jordanisë, Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me ç’rast u shprehu mirënjohje autoriteteve të këtyre shteteve.

Maqedonia e Veriut i ka dënuar sulmet e militantëve të Hamasit ndaj Izraelit, ndërsa ka bërë thirrje për dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Ne i dënojmë fuqishëm sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit. Mendimet tona janë me popullin izraelit, me të cilin solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen. Bëjmë thirrje për zgjidhje me dialog pasi bota ka nevojë për paqe”, thuhet në reagimin me shkrim të kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG