Ndërlidhjet

Mbi 1500 persona pësojnë sulm në tru çdo vit në Kosovë

Ilustrim
Ilustrim

Sëmundja nga aksidenti vaskular trunor ose siç njihet në gjuhën popullore si “pika në tru”, është sëmundja e tretë për nga vdekshmëria si dhe e gjashta për nga barra që e bartë familja dhe shteti.

Në Klinikën e Neurologjisë gjatë vitit 2017, kanë qenë të hospitalizuar mbi 1500 raste të pacientëve me këtë sëmundje. Vdekshmëria arrin deri në 40 për qind e rasteve të prekura nga ky lloj sulmi.

Këto të dhëna i tha për Radion Evropa e Lirë, Nexhmedin Shala, neurolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Në Klinikën e Neurologjisë janë rreth 1500 pacientë që shtrihen gjatë një viti nga kjo sëmundje. Mënyra se si ekzaminohet dhe trajtohet kjo sëmundje nuk i përmbush as kriteret minimale”.

“Nëse analizojmë kushtet e punës në Klinikë, mund të them se ato nuk janë më të mirat, dhe ky është ai segmenti që shteti duhet ta shtrijë dorën për përmirësimin e kushteve’’, tha Shala.

Shala përmend ndër të tjera edhe mungesën e infermierëve në Klinikën e Neurologjisë, e që është një ndër problemet që ata përballen.

Kushte të vështira në QKUK

Laboratori i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjatë ditës, deri në 100 pacientë presin rezultatet, kryesisht të natyrës emergjente.<br />
&nbsp;
1/8 Laboratori i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjatë ditës, deri në 100 pacientë presin rezultatet, kryesisht të natyrës emergjente.
 
Kushte të vështira të punës në Qendrën Emergjente.<br />
&nbsp;
2/8 Kushte të vështira të punës në Qendrën Emergjente.
 
Pacienti i shtrirë në Qendrën Emergjente. Kushtet që mbretërojnë në këtë institucion janë mjaft të vështira, dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore lë për të dëshiruar.
3/8 Pacienti i shtrirë në Qendrën Emergjente. Kushtet që mbretërojnë në këtë institucion janë mjaft të vështira, dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore lë për të dëshiruar.
Fotografitë e profesorëve që kanë kontribuuar ndër vite për sistemin shëndetësor.&nbsp;
4/8 Fotografitë e profesorëve që kanë kontribuuar ndër vite për sistemin shëndetësor. 
Kushtet në Klinikën Kirurgjike, janë mjaft të vështira. Ndonëse aty kryhen shumë shërbime shëndetësore, pacientët gjithmonë po ankohen për kushtet.
5/8 Kushtet në Klinikën Kirurgjike, janë mjaft të vështira. Ndonëse aty kryhen shumë shërbime shëndetësore, pacientët gjithmonë po ankohen për kushtet.
Salla e operacionit në pjesën invasive. Këtu po operohej një fëmijë i posalindur, pasi ai kishte lindur me anomali, të cilat i pamundësonin atij pranimin e ushqimit.&nbsp;
6/8 Salla e operacionit në pjesën invasive. Këtu po operohej një fëmijë i posalindur, pasi ai kishte lindur me anomali, të cilat i pamundësonin atij pranimin e ushqimit. 
Klinika e Kardiologjisë. Në mungesë aparatesh në repartet tjera, infermierët detyrohen që t&#39;i dërgojnë ato për shërbimin e pacientëve.<br />
&nbsp;
7/8 Klinika e Kardiologjisë. Në mungesë aparatesh në repartet tjera, infermierët detyrohen që t'i dërgojnë ato për shërbimin e pacientëve.
 
Pacientët presin për të bërë rentgen varësisht nga nevoja që kanë.
8/8 Pacientët presin për të bërë rentgen varësisht nga nevoja që kanë.
Previous slide
Next slide

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se janë të vetëdijshëm për sfidat që i ka QKUK-ja, por që potencon faktin se këtë vit kanë filluar me zgjerim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

“Për Ministrinë është e rëndësishme që të ketë kushte për punë, dhe ato të jenë optimale. Por, për raste që nuk mund të ketë zgjidhje brenda QKUK-së, ministria e ka programin për trajtimin jashtë (shtetit) për ofrim të shërbimeve, por që i gjithë potenciali është i orientuar që spektri i shërbimeve të zgjerohet dhe tashmë kemi filluar t’i zgjerojmë këto shërbime”, thotë Hoti.

Hoti thotë se tashmë kanë marrë vendim që mbi 100 infermierë dhe teknikë të pranohen vetëm në Qendrën Klinike Universitare, ku të njëjtit do të shpërndahen nëpër klinika, varësisht nga nevoja që kanë ato.

“Gjatë këtyre ditëve sipas informatave që kam, ka përfunduar shpallja e rezultateve për rekrutimin e më se 100 infermierëve dhe teknikëve e të cilët do të punësohen nëpër klinika të ndryshme të QKUK-së, me forcim të kapaciteteve dhe rritjes së vëllimit dhe cilësisë së shërbimeve”, tha Hoti.

Sidoqoftë, Shoqata e Neurologëve të Kosovës dhe Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shprehë nevojën e vetëdijesimit të popullatës, por edhe të personelit mjekësor për masat parandaluese të kësaj sëmundjeje.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG