S’jemi as turistë, as kriminelë: Reagimet e transportuesve rajonalë që po bllokojnë kufijtë me BE-në
Transportuesit rajonalë të Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës po i bllokojnë pikat kufitare për mallra me Bashkimin Evropian prej 26 janarit, për t’i kundërshtuar kontrollet e reja të bllokut evropian, që kanë nisur qysh në tetor të vitit 2025. Ata kërkojnë ndryshim të rregullores që përcakton se banorët e shteteve të treta mund të qëndrojnë në Zonën Schengen vetëm për 90 ditë në periudhën 180-ditore. Për ta, kjo periudhë është shumë e shkurtër dhe ua vështirëson punën. Pasojat e bllokadës mund ta prekin edhe Kosovën. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)