Ndërlidhjet

 Presidenti amerikan, Donald Trump pas themelimit të Bordit të Paqes.
Presidenti amerikan, Donald Trump pas themelimit të Bordit të Paqes.

Trump themelon Bordin e Paqes për Gazën, Kosova nënshkruese

E përditësuar
  • Presidenti amerikan Donald Trump dhe liderë tjerë botërorë morën pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes.
  • Ky bord është pjesë e planit të Trumpit për të rindërtuar Gazën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte në mesin e nënshkruesve, pasi Kosova ka pranuar të jetë pjesë e Bordit.
  • Ceremonia u zhvillua në Davos të Zvicës, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.
12:09

Mladenov bën thirrje që edhe tjerët t'i bashkohen Bordit

Një fjalim të shkurtër pas nënshkrimit e ka mbajtur edhe diplomati bullgar dhe ish-ministri i Jashtëm, Nikolay Mladenov, i cili do të udhëheqë administratën kalimtare në Rripin e Gazës.

Ai do të mbajë postin e përfaqësuesit të lartë për Gazën. Në fjalën e tij, Mladenov u ka bërë thirrje edhe vendeve tjera që t'i bashkohen Bordit të Paqes.

11:55

Tani fjala për Witkoff-in dhe Kushner-in

Tani radha e të dërguarit të posaçëm të Trumpit, Steve Witkoff, dhe Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit Trump, për të folur në këtë ceremoni.

Witkoff dhe Kushner janë në mesin e zyrtarëve që do të jenë pjesë e Bordit të Paqes, i cili përfshin edhe Rubion dhe ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Përgjatë fjalës së tij, Kushner e ka shpalosur edhe planin dhe fazat për rindërtim të Gazës.

Kushner (majtas) dhe Witkoff.
Kushner (majtas) dhe Witkoff.
11:47

Rubio e lavdëron Bordin e Paqes

Pas nënshkrimit nga të gjitha vendet anëare, fjalën e ka marrë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Rubio e lavdëroi Bordit e Paqes dhe ia atribuoi Trumpit meritat për themelimin e tij.

“Ai [Trump] nuk kufizohet nga disa nga gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe është i gatshëm të flasë ose të angazhohet me këdo në interes të paqes”, tha Rubio.

Rubio theksoi se detyra e këtij bordi, “së pari dhe kryesisht”, është “të garantojë se kjo marrëveshje paqeje në Gazë do të bëhet e qëndrueshme”.

Pastaj, Rubio tha se mund të shikojë edhe drejt vendeve të tjera.

Meqenëse hollësitë e veprimtarisë së bordit janë ende të paqarta, Rubio e përshkroi atë si punë në zhvillim e sipër.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
11:45

Trump dhe liderët botërorë nënshkruajnë dokumentet e Bordit të Paqes

Trump dhe liderët botërorë, përfshirë Osmanin, sapo i kanë nënshkruar dokumentet e Bordit të Paqes në Davos.

"Urime President Trump, statuti tani është në fuqi të plotë, dhe Bord i Paqes është tani një organizatë ndërkombëtare zyrtare," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG