Nis ceremonia e nënshkrimit
Presidenti Trump është duke i ftuar liderët një nga një që të nënshkruajnë pjesëmarrjen në bord.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte në mesin e tyre.
Çfarë parasheh anëtarësimi?
Disa media ndërkombëtare, duke u thirrur në burime, kanë raportuar se Trump dëshiron që shtetet të paguajnë 1 miliard dollarë për të qenë anëtarë të përhershëm. Sipas CNN-it, ata që nuk e paguajnë këtë shumë do të kenë një mandat trevjeçar.
Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina i tha Radios Evropa e Lirë më 21 janar se një pagesë e tillë nuk është kërkuar.
“Pra nuk është kërkuar pagesa prej 1 miliard dollarësh. E shihni edhe vet në ftesë”, tha ai.
Përveç Kosovës, edhe Shqipëria ka pranuar ftesën e Trumpit.
Ftesa të tilla kanë pranuar edhe udhëheqës të Izraelit, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit, Bahrejnit, Kanadasë, Argjentinës, Paraguajit, Azerbajxhanit dhe shteteve të tjera.
Trump ka ftuar po ashtu edhe Kinën dhe Rusinë. Por, jo të gjithë që kanë pranuar ftesën nga Trumpi janë zotuar për të qenë pjesë e Bordit. Ftesa për pjesëmarrje është refuzuar nga Franca dhe Suedia.
Trump dhe liderët botërorë nënshkruajnë dokumentet e Bordit të Paqes
Trump dhe liderët botërorë, përfshirë Osmanin, sapo i kanë nënshkruar dokumentet e Bordit të Paqes në Davos.
"Urime President Trump, statuti tani është në fuqi të plotë, dhe Bord i Paqes është tani një organizatë ndërkombëtare zyrtare," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë ceremonisë së nënshkrimit.
Rubio e lavdëron Bordin e Paqes
Pas nënshkrimit nga të gjitha vendet anëare, fjalën e ka marrë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Rubio e lavdëroi Bordit e Paqes dhe ia atribuoi Trumpit meritat për themelimin e tij.
“Ai [Trump] nuk kufizohet nga disa nga gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe është i gatshëm të flasë ose të angazhohet me këdo në interes të paqes”, tha Rubio.
Rubio theksoi se detyra e këtij bordi, “së pari dhe kryesisht”, është “të garantojë se kjo marrëveshje paqeje në Gazë do të bëhet e qëndrueshme”.
Pastaj, Rubio tha se mund të shikojë edhe drejt vendeve të tjera.
Meqenëse hollësitë e veprimtarisë së bordit janë ende të paqarta, Rubio e përshkroi atë si punë në zhvillim e sipër.