Tani fjala për Witkoff-in dhe Kushner-in
Tani radha e të dërguarit të posaçëm të Trumpit, Steve Witkoff, dhe Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit Trump, për të folur në këtë ceremoni.
Witkoff dhe Kushner janë në mesin e zyrtarëve që do të jenë pjesë e Bordit të Paqes, i cili përfshin edhe Rubion dhe ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.
Përgjatë fjalës së tij, Kushner e ka shpalosur edhe planin dhe fazat për rindërtim të Gazës.
Mladenov bën thirrje që edhe tjerët t'i bashkohen Bordit
Një fjalim të shkurtër pas nënshkrimit e ka mbajtur edhe diplomati bullgar dhe ish-ministri i Jashtëm, Nikolay Mladenov, i cili do të udhëheqë administratën kalimtare në Rripin e Gazës.
Ai do të mbajë postin e përfaqësuesit të lartë për Gazën. Në fjalën e tij, Mladenov u ka bërë thirrje edhe vendeve tjera që t'i bashkohen Bordit të Paqes.
Përfundon ceremonia
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka falënderuar edhe një herë vendet pjesëmarrëse dhe me kaq e ka përmbyllur ceremoninë e nënshkrimit.
Do t'i përcjellim tani reagimet lidhur me këtë ngjarje.
Faleminderit që jeni me ne!
Fotografi tjera nga ceremonia
Në pritje të reagimeve, po ju sjellim disa fotografi tjera nga ceremonia.