Ky është një nga vendet më të fotografuara në Ukrainë. Vizitorët udhëtojnë nga e gjithë bota për të parë tunelin e famshëm prej pemësh, që kalon nëpër qytetin e vogël perëndimore të Klevanit. Fotografi i Radios Evropa e Lirë, Amos Chapple, gjatë kohës kur po e vizitonte këtë lokacion, zbuloi se “Tuneli i Dashurisë” i Ukrainës thuhet se mund t’i ndjekë gjurmët e veta që nga koha e tensioneve dhe fshehtësive të Luftës së Ftohtë.
Historia befasuese prapa "Tunelit të Dashurisë"
9
Derisa treni i afrohet Klevanit, Vasylevych mban një sy të mprehtë në rrugën e duhur. Turistët, të habitur nga qasja e trenit, mbushin rrugën për të bërë fotografi.
10
Vitin e kaluar një grua 38-vjeçare japoneze është goditur nga treni. Operatorët e trenave thonë se nuk janë të shqetësuar në lidhje me numrin në rritje të turistëve.
11
Për Serhiy Lostuk, këtu fotografuar në vitin 2012, është krejt e kundërta: 31-vjeçari, i cili ndihmon sot Havrylevychin, thotë: "Më pëlqen që njerëzit të vijnë për të bërë fotografi, është mirë kur njerëzit kanë interes për punën tonë". Një tjetër punëtor në fabrikë thotë se" njerëzit vijnë nga e gjithë bota për të voglin Klevan, natyrisht ne jemi të lumtur për këtë. "
12
Tuneli nuk ka mbrojtje zyrtare dhe në vitin 2013, vit pasi është bërë kjo foto, disa pemë ishin ulur poshtë për të ndihmuar kalimin e trenit.