Ukraina thotë se në Soledar po vazhdojnë luftimet e ashpra

Trupat ukrainase duke sulmuar me raketa pozicionet ruse afër Soledarit. 11 janar 2023.
Sulmi i Rusisë ndaj qytetit të Soledarit në rajonin e Donjeckut ka vazhduar gjatë natës, pavarësisht se më herët Moska pretendoi se ka marrë kontrollin e këtij qyteti në lindje të Ukrainës.
Gjatë natës, forcat ruse kanë përdorur artileri, raketa dhe avionë për të sulmuar Soledarin, i cili gjendet në verilindje të qytetit strategjik të Bahmutit.
Sipas imazheve satelitore të publikuara nga Maxar Technologies më 11 janar, shfaqën Soledarin e shkatërruar nga javë të tëra të luftimeve intensive.
Gjatë adresimit të rregullt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se “linja e Donjeckut është ende duke u mbajtur” edhe pse Soledari, qyteti i minierave të kripës, është “pothuajse krejtësisht i shkatërruar nga pushtuesit”.
Kripa e Tokës: Brenda minierave të kripës në Soledar
1/16Kjo është kripë e pastër. Pjesa e pastër kristal është nxjerrë nga miniera e kripës Artyomsol, në rajonin Donjeckut në Ukrainën lindore.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
2/16Një dhomë nëntokësore në minierën e kripës, e krijuar pas nxjerrjes së mijëra tonëelatave kripë guri. Gjeologët që punojnë për minierën thonë se më pak se 5 për qind e shtresës së kripës është hequr që nga fillimi i operacioneve më 1881.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
3/16Shkallë emergjente që ngritet në një mur të një dhome në minierën e kripës, qindra metra nën sipërfaqe.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
4/16Një tunel transporti brenda minierës. Shtresa e madhe e kripës nën qytetin Soledar, që do të thotë "dhurata e kripës", u formua pasi një det i lashtë në rajon u tha.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
5/16Miniera ka të punësuar më shumë se 2.800 njerëz dhe furnizon rreth 95 për qind të nevojave për kripë të ukrainasve.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
6/16Një punonjës i minierës së kripës duke kontrolluar pajisjet.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
7/16Pajisjet për ta bluar kripën brenda minierës në një pluhur lehtësisht të transportueshëm.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
8/16Një punëtor duke shkarkuar një sasi kripe të sapobluar në një grumbull, prej nga do të transportohet në sipërfaqe.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
9/16Në vitin 2015, mes konfliktit ndërmjet separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe ushtrisë ukrainase, miniera humbi rreth një të tretën e tregut të saj kur autoritetet ruse pezulluan papritur importet e kripës së Artyomsolit.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
10/16Kripa e bluar po bartet me shirita transportues drejt një ashensori që do ta nxjerrë atë në sipërfaqe.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
11/16Përveç shitjes së kripës, si për ushqim, ashtu edhe për industrinë e rëndë, miniera e Artyomsolit gjithashtu bën tregtiin e shpejtë të një produkti të pazakontë kripe.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
12/16Këto blloqe kripe, të cilat shiten për rreth 8 euro secila, përdoren për "dhoma speleo" -- dhoma të ndërtuara nga kripa që kërkojnë të rikrijojnë kushtet e supozuara restauruese të minierave të kripës.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
13/16Një punëtor duke prerë blloqe kripe. Ka mosmarrëveshje nëse thithja e pluhurit të kripës është me të vërtetë kura e mrekullueshme për sëmundjet e frymëmarrjes siç pretendohet. Por, pasi një mjek polak vuri re se punëtorët në minierat e kripës shpesh shmangnin sëmundjet e mushkërive të zakonshme për minatorët e qymyrit, lindi industria e "haloterapisë".
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
14/16Pjesa më e madhe e shitjeve mbetet kripë për të shijuar ushqimin. Dhe, zyrtarët e kompanisë thonë se Artyomsoli po kërkon të marrë tregjet perëndimore.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
15/16Kutitë e freskëta të paketuara të kripës së tryezës në linjat e prodhimit. Një zëdhënës i tha Radios Evropa e Lirë se Artyomsol është aktualisht duke dizajnuar paketim për të tërhequr vëmendjen e blerësve perëndimorë.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin e minierave të kripës Soledar, në ofensivën e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e përshkroi si "maniake". Më 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi kjo kripë pritej t'i dominonte tregjet perëndimore.
Previous slide
Next slide
Në një deklaratë të ndarë, edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase po ashtu tha se luftimet po vazhdojnë. Shtabi tha se për të marrë kontrollin e gjithë rajonit të Donjeckut, Rusia po tenton që të sulmojë edhe Bahmutin dhe po tenton që të ndërpresë rrugët furnizuese për Soledarin.
Më 11 janar, Yevgeny Prigozhin, që udhëheq grupin rus të mercenarëve, Vagner, tha se forcat e tij kanë marrë qytetin.
Po ashtu, gjatë natës raportohet se Rusia ka granatuar qytetin e Zaporizhjës, kanë thënë zyrtarët ukrainas.
Nga granatimet, që ndodhën pak pas orës 03:00, është dëmtuar infrastruktura, por nuk raportohet për viktima, tha zyrtari i këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev.
Që nga tetori, Rusia ka kryer sulme në mbarë Ukrainën që kanë për cak rrjetin e saj elektrik dhe infrastrukturën tjetër civile, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes.
Më herët gjatë 11 janarit, Moska njoftoi se ka ndryshuar komandantin e ushtrisë, duke e emëruar shefin e Stafit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, në krye të luftës në Ukrainë, që Rusia e quan “operacion të posaçëm ushtarak”.
Gerasimov do të zëvendësojë në këtë detyrë gjeneralin Sergei Surovikin, i cili është emëruar zëvendës i Gerasimovit.
Ndërkaq, Instituti për Studime të Luftës pretendoi më 11 janar se Rusia po përballet me “mungesë të municioneve” që kanë “penguar aftësinë e forcave ruse për të mbajtur operacionet e ofensivës”.