Stuhia e Artë: Valët e dimrit nxjerrin qelibarin në plazhin rus
Një stuhi dimri nxori copa me vlerë të rrëshirës së fosilizuar të pemëve halore në një plazh në enklavën e Kaliningradit të Rusisë. Njerëzit nxituan për të mbledhur "arin e Baltikut".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1Kjo foto tregon disa nga shumë burrat teksa bëjnë kërkime me duart nën ujë në plazhin Pionersky, në enklavën perëndimore të Rusisë, Kaliningrad, më 18 janar.
2Burrat po përdorin rrjeta dore për t'i hequr mbeturinat e grumbulluara nga një stuhi që goditi Detin Baltik më 17 janar. Erërat atë ditë frynë deri në 82 kilometra në orë.
3Për disa me fat, copat e qelibarit të papërpunuar si ky, të mbledhura mes mbeturinave të grumbullura nga stuhitë, e bëjnë më se të vlefshëm kërkimin nën ujë gjatë dimrit.
4Një fotografi e bërë në qershorin e vitit 2021 e një fabrike të përpunimit të qelibarit në Kaliningrad.
Qelibari është lëng i fosilizuar nga pemët halore për dhjetëra miliona vjet, qoftë nën tokë ose nën det. Gjendet në zonat ku dikur rriteshin bimë parahistorike të ngjashme me pishat.