Orban kundër federalizmit dhe "ofensivës LGBTQ" të BE-së

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, gjatë një konference për media, në ditën e një "samiti për emigracionin", në Vjenë, Austri, më 7 korrik 2023.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, të shtunën ka sulmuar Bashkimin Evropian për, siç ka thënë ai, ndërmarrjen e një “ofensive LGBTQ”, duke thënë se qeveria e tij nacionaliste do t’i mbrojë rrënjët e krishtera të vendit.
Në një fjalim në Rumani, Orban – kritik i moçëm i Brukselit – ka thënë, po ashtu, se shpreson se zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Parlamentin Evropian do t’i forcojnë brenda bllokut qeveritë që kundërshtojnë “federalizmin” e përfaqësuar nga Gjermania dhe Franca.
Në pushtet që nga viti 2010, Orban ka miratuar më 2021 një ligj që ndalon përdorimin e materialeve që konsiderohen si promovuese të homoseksualizmit dhe të ndryshimit të gjinisë në shkolla, duke përmendur nevojën për mbrojtjen e fëmijëve nga “propaganda LGBTQ” dhe duke shkallëzuar një mosmarrëveshje me BE-në.
Ai, po ashtu, është përplasur me Brukselin për disa çështje tjera, përfshirë sundimin e ligjit dhe reformat ndaj mediave dhe gjyqësorit në Hungari.
BE-ja është “ose perandori, ose shtete [individuale]… ne nuk duhet të kemi kurrfarë iluzionesh: federalistët po përpiqen të na shtrydhin”, ka thënë Orban, raporton Reuters.
“Ata haptas dëshironin një ndryshim në qeveri në Hungari [më 2022]”, ka pohuar Orban, duke shtuar se e njëjta gjë tani po ndodh me Varshavën.
Polonia këtë vjeshtë do të mbajë zgjedhje parlamentare, teksa partia konservatore Ligj dhe Drejtësi do të synojë një mandat të tretë. Ajo ka miratuar shumë politika që i ngjasojnë atyre të Orbanit, dhe që të dy vendet janë të përfshira në një mosmarrëveshje me bllokun për sundimin e ligjit, që ka çuar në pezullimin e fondeve të caktuara të BE-së.
Orban ka thënë se një ekuilibër mes federalistëve dhe kombeve që nuk duan t’i kalojnë më shumë kompetenca Brukselit është prishur kur Britania ka braktisur bllokun, dhe tani vetëm Varshava dhe Budapesti po ruajnë “qëndrimin e tyre [antifederalist]”.
'Marshi i Lirisë' në Hungari, thirrje për reforma arsimore dhe ndryshime politike
1/9
Protestuesit mbajnë një flamur të madh hungarez derisa marrin pjesë në një demonstratë antiqeveritare në Budapest më 15 mars.
Organizuar nga sindikatat e mësimdhënësve dhe grupet studentore, marshimi paqësor "Marshi i lirisë" bëri thirrje për reforma arsimore dhe një ndryshim drejtimi për të ardhmen politike të Hungarisë.
Mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të administratës së kryeministrit Viktor Orban, morën pjesë në një "marsh lirie" kundër Qeverisë në Budapest, më 15 mars, duke bërë thirrje për reforma arsimore dhe ndryshim në kulturën politike të vendit të Evropës Qendrore.
2/9
Protesta e 15 marsit u zhvillua në ditën e një feste kombëtare që përkujton 175-vjetorin e rebelimit të pasukseshëm të Hungarisë më 1848 kundër sundimit të Habsburgëve.
Mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të administratës së kryeministrit Viktor Orban, morën pjesë në një "marsh lirie" kundër Qeverisë në Budapest, më 15 mars, duke bërë thirrje për reforma arsimore dhe ndryshim në kulturën politike të vendit të Evropës Qendrore.
3/9Sindikatat e mësuesve dhe grupet studentore kanë shpenzuar disa muaj duke i dhënë shtytje Qeverisë së Hungarisë që të sigurojë rritje pagash dhe kushte më të mira pune për arsimtarët.
Mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të administratës së kryeministrit Viktor Orban, morën pjesë në një "marsh lirie" kundër Qeverisë në Budapest, më 15 mars, duke bërë thirrje për reforma arsimore dhe ndryshim në kulturën politike të vendit të Evropës Qendrore.
4/9
Marshuesit brohorisnin slogane të tilla si "Pa mësues, pa të ardhme" dhe "Greva është një e drejtë themelore". Grupet kanë kërkuar edhe shfuqizimin e legjislacionit që kufizon të drejtën e mësuesve për grevë.
Mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të administratës së kryeministrit Viktor Orban, morën pjesë në një "marsh lirie" kundër Qeverisë në Budapest, më 15 mars, duke bërë thirrje për reforma arsimore dhe ndryshim në kulturën politike të vendit të Evropës Qendrore.
5/9Një burrë i moshuar (majtas) përpiqet të pengojë një demonstrues që të protestojë me një pankartë.
Mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të administratës së kryeministrit Viktor Orban, morën pjesë në një "marsh lirie" kundër Qeverisë në Budapest, më 15 mars, duke bërë thirrje për reforma arsimore dhe ndryshim në kulturën politike të vendit të Evropës Qendrore.
6/9Vajzat tregohen kreative me pikturimin e fytyrave të tyre ndërsa marrin pjesë në demonstratë.
Mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të administratës së kryeministrit Viktor Orban, morën pjesë në një "marsh lirie" kundër Qeverisë në Budapest, më 15 mars, duke bërë thirrje për reforma arsimore dhe ndryshim në kulturën politike të vendit të Evropës Qendrore.
7/9Një grua e re duke mbajtur një pishtar gjatë marshimit.
Mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të administratës së kryeministrit Viktor Orban, morën pjesë në një "marsh lirie" kundër Qeverisë në Budapest, më 15 mars, duke bërë thirrje për reforma arsimore dhe ndryshim në kulturën politike të vendit të Evropës Qendrore.
8/9Të tjera protestuese thërrisnin parulla kundër Qeverisë së djathtë të drejtuar nga kryeministri Viktor Orban.
Mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të administratës së kryeministrit Viktor Orban, morën pjesë në një "marsh lirie" kundër Qeverisë në Budapest, më 15 mars, duke bërë thirrje për reforma arsimore dhe ndryshim në kulturën politike të vendit të Evropës Qendrore.
9/9Bastioni i Peshkatarit në Kështjellën e Budës është ndriçuar me ngjyrat kombëtare të Hungarisë për të përkujtuar 175-vjetorin e shpërthimit të revolucionit të vitit 1848 dhe luftës së pavarësisë kundër sundimit të Habsburgëve në Budapest.
Mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të administratës së kryeministrit Viktor Orban, morën pjesë në një "marsh lirie" kundër Qeverisë në Budapest, më 15 mars, duke bërë thirrje për reforma arsimore dhe ndryshim në kulturën politike të vendit të Evropës Qendrore.
Previous slide
Next slide
Ndërkohë, ai ka ashpërsuar retorikën e tij kundër komunitetit LGBT (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë), teksa problemet ekonomike të Hungarisë janë shtuar. Inflacioni vjetor ka kapërcyer 25 përqindëshin në çerekun e parë të vitit.
“BE-ja refuzon trashëgiminë e krishterë, bën zëvendësimin e popullatës së saj përmes emigracionit... dhe ndërmerr një ofensivë LGBTQ”, ka thënë ai më 22 korrik.