Ndërlidhjet

Zelensky kërkon takim të ri me SHBA-në dhe Evropën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi po kërkon një takim të ri me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe aleatët evropianë qysh javën e ardhshme, duke shtuar se Rusia është përgatitur ta nisë një ofensivë të re në lindje të Ukrainës.

“[Rusia] i ka përqendruar atje deri në 100.000 trupa”, tha Zelensky mbrëmjen e së premtes, duke iu referuar vijave të frontit pranë qytetit tejet strategjik, Pokrovsk.

Pokrovsk, në rajonin jugor të Donjeckut në Ukrainë, kishte një popullsi prej 60.000 banorësh para luftës. Shumica e banorëve kanë ikur, pasi forcat ruse e kanë rrethuar qytetin për muaj të tërë, por nuk kanë arritur t’i thyejnë vijat mbrojtëse dhe ta marrin nën kontroll qytetin.

Pak pasi Zelensky i bëri këto deklarata, kreu i administratës ushtarake rajonale në Dnipropetrovskut tha se rajoni po përballet me “sulm masiv”.

Serhiy Lysak shkroi në Telegram se “po dëgjohen shpërthime. Ka goditje në Dnipro dhe Pavlohrad”.

Autoritetet në Zaporizhja raportuan se edhe ky rajon ishte nën sulm mëngjesin e së shtunës, dhe se mund të ketë viktima.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, u mburr me përpjekjet ushtarake të vendit të tij në Ukrainë, pavarësisht se për vite të tëra kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz dhe dëme të rënda për ekonominë ruse.

Belousov gjithashtu lavdëroi fushatën e Rusisë me sulme vdekjeprurëse me raketa dhe dronë mbi Ukrainë, të cilat kanë vrarë mijëra civilë dhe janë dënuar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Ai theksoi se 35 sulme ajrore kundër 146 objektivave strategjikë këtë vit kanë shkaktuar dëme të rënda në infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.

Këtë javë, Ukraina vajtoi humbjen e 22 njerëzve, përfshirë katër fëmijëve, vetëm në një ndërtesë që ishte shembur nga një sulm rus në Kiev.

Shkatërrimi i Kievit: Pasojat e bombardimeve nga Rusia

Të mbijetuarit e sulmit rus u larguan nga rrënojat e shtëpive të tyre me pak gjësende, disa duke mbajtur në duar kafshët e tyre shtëpiake.
1/15 Të mbijetuarit e sulmit rus u larguan nga rrënojat e shtëpive të tyre me pak gjësende, disa duke mbajtur në duar kafshët e tyre shtëpiake.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Dhjetëra njerëz u evakuuan nga ndërtesat e dëmtuara dhe të shkatërruara në Kiev. Të paktën 23 njerëz u konfirmuan të vrarë, mes tyre katër fëmijë.
2/15 Dhjetëra njerëz u evakuuan nga ndërtesat e dëmtuara dhe të shkatërruara në Kiev. Të paktën 23 njerëz u konfirmuan të vrarë, mes tyre katër fëmijë.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Shpëtimtarët kërkuan mes rrënojave të ndërtesave të banimit në Kiev për të mbijetuar pas sulmit të 28 gushtit.
3/15 Shpëtimtarët kërkuan mes rrënojave të ndërtesave të banimit në Kiev për të mbijetuar pas sulmit të 28 gushtit.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Shpëtimtarët përdorën shkallë të gjata dhe pajisje të posaçme për të arritur në katet e sipërme të një ndërtese të dëmtuar në qarkun Darnitski në Kiev, e cila ishte goditur rëndë.
4/15 Shpëtimtarët përdorën shkallë të gjata dhe pajisje të posaçme për të arritur në katet e sipërme të një ndërtese të dëmtuar në qarkun Darnitski në Kiev, e cila ishte goditur rëndë.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Autoritetet e Kievit thonë se numri i viktimave nga sulmi rus arriti në 23 më 29 gusht dhe ka gjasa të rritet.
5/15 Autoritetet e Kievit thonë se numri i viktimave nga sulmi rus arriti në 23 më 29 gusht dhe ka gjasa të rritet.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Sulmi rus ishte një nga më të mëdhenjtë që ka goditur kryeqytetin ukrainas në javët e fundit, dhe më i madhi që prej një takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, i cili synonte të gjente një zgjidhje për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
6/15 Sulmi rus ishte një nga më të mëdhenjtë që ka goditur kryeqytetin ukrainas në javët e fundit, dhe më i madhi që prej një takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, i cili synonte të gjente një zgjidhje për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Banorët e Kievit u zgjuan më 28 gusht me një agim të mjegullt, teksa tymi nga zjarret e shkaktuara nga sulmi rus shpërndahej në dritën e mëngjesit.
7/15 Banorët e Kievit u zgjuan më 28 gusht me një agim të mjegullt, teksa tymi nga zjarret e shkaktuara nga sulmi rus shpërndahej në dritën e mëngjesit.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Një grua e çon iriqin e saj shtëpiak në një vend të sigurt pas sulmit.
8/15 Një grua e çon iriqin e saj shtëpiak në një vend të sigurt pas sulmit.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Dhjetëra njerëz u plagosën në sulmin rus, shumica e të cilëve u shtruan në spital me plagë nga të lehta deri te ato të rënda.
9/15 Dhjetëra njerëz u plagosën në sulmin rus, shumica e të cilëve u shtruan në spital me plagë nga të lehta deri te ato të rënda.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Sulmi rus me raketa thyeu xhamat e dritareve, dëmtoi makinat dhe krijoi rrënoja në shumë lagje.
10/15 Sulmi rus me raketa thyeu xhamat e dritareve, dëmtoi makinat dhe krijoi rrënoja në shumë lagje.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Punonjësit e emergjencës u munduan t'i trajtonin të plagosurit në vendngjarje.
11/15 Punonjësit e emergjencës u munduan t'i trajtonin të plagosurit në vendngjarje.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Në distriktin Darnitski të Kievit, një ndërtesë pesëkatëshe u godit drejtpërdrejt.
12/15 Në distriktin Darnitski të Kievit, një ndërtesë pesëkatëshe u godit drejtpërdrejt.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Edhe ndërtesat zyrtare në kryeqytetin ukrainas u dëmtuan.
13/15 Edhe ndërtesat zyrtare në kryeqytetin ukrainas u dëmtuan.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Punonjësit komunalë punuan për t'i pastruar rrënojat që mbushnin rrugët e Kievit.
14/15 Punonjësit komunalë punuan për t'i pastruar rrënojat që mbushnin rrugët e Kievit.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Shpëtimtarët ngushëlluan kafshët shtëpiake të pronarëve të zhdukur.
15/15 Shpëtimtarët ngushëlluan kafshët shtëpiake të pronarëve të zhdukur.
Një raketë ruse goditi ndërtesa banimi në Kiev. Mes tyre ishte një ndërtesë pesëkatëshe në qarkun Darnitsia, ku jetonin shumica dërrmuese e 23 viktimave.
Previous slide
Next slide

Zelensky tha se zyrtarët ukrainas duan të takohen me Trumpin dhe aleatët evropianë javën e ardhshme, në një kohë kur përpjekjet për një armëpushim dhe përfundimin e luftës - e cila filloi në shkurt të vitit 2022 kur Rusia e nisi pushtimin e plotë - po hasin vështirësi.

Trump, i cili e ka bërë përfundimin e luftës prioritet kryesor të mandatit të tij presidencial, ka shprehur zemërimin e tij ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili nuk po i pranon thirrjet e amerikanëve për bisedime ballë për ballë me Zelenskyn.

Një javë më parë, Trump tha se do të vendoste brenda dy javësh për hapat e ardhshëm nëse nuk do të caktoheshin bisedime të drejtpërdrejta, megjithëse ai më herët ka dhënë afate por është zmbrapsur.

Më 26 gusht, ai ngriti mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Moskës.

“Nuk do të jetë një luftë botërore, por do të jetë një luftë ekonomike,” tha Trump. “Një luftë ekonomike do të jetë e keqe, dhe do të jetë e keqe për Rusinë, dhe unë nuk e dua këtë.”

Video: Zmbrapsja e Rusisë: Ushtarët e kapur nga Ukraina flasin për humbje të mëdha

Zmbrapsja e Rusisë: Ushtarët e kapur nga Ukraina flasin për humbje të mëdha
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:14 0:00

Por, ai shtoi se “as Zelensky nuk është plotësisht i pafajshëm. Unë tani kaloj mirë me të, por kemi një marrëdhënie shumë ndryshe sepse tani nuk po i paguajmë më para Ukrainës”, tha Trump, duke iu referuar një marrëveshjeje në të cilën anëtarët e NATO-s blejnë armë amerikane për t’u përdorur nga Kievi.

Ukraina ka pranuar një propozim të SHBA-së për armëpushim dhe thirrjet për një takim mes Putinit dhe Zelenskyt, por Moska nuk është pajtuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 29 gusht përsëriti qëndrimin e Moskës se Putini “nuk e ka përjashtuar” një takim me Zelenskyn, por se takimi mund të ndodhë vetëm pasi të ketë përparim “në nivel ekspertësh”.

XS
SM
MD
LG