Vendosja e kamerave nëpër vendvotime, më 21 prill - kur në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës do të votohet për ose kundër largimit të kryetarëve shqiptarë - është sikur të ndryshosh rregullat para fillimit të lojës.
“A ishin te ti për regjistrim?”, “sa zgjati procedura?”, “çfarë pyetjesh patën?” – këto janë vetëm disa prej copëzave të muhabeteve që po bëhen ditëve të fundit në lidhje me regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Kosovë.
Udhëzuesi “Planifikimi i ushqyerjes në institucionet parashkollore në Kosovë”, i hartuar nga Ministria e Arsimit në vitin 2021, vlen për të gjitha çerdhet në nivel vendi.
Pavarësisht një viti të turbullt për shoqërinë civile dhe qytetarët e Kosovës, pozita e këtij vendi në rrugën drejt demokratizimit ka mbetur e njëjtë me atë të vitit të kaluar, është thënë në raportin e organizatës ndërkombëtare Freedom House lidhur për demokratizimin e vendeve.
Edhe pse kaloi më shumë se gjysmë viti pas sulmit në Banjskë të Kosovës, Serbia nuk ngriti ndonjë padi kundër Millan Radoiçiqit.
Selvije Haliti nuk ka me çka ta gatuajë drekën e Bajramit - një traditë që besimtarët myslimanë do ta shënojnë të mërkurën e 10 prillit.
Pasuritë e sekuestruara të luajtshme dhe të paluajtshme të Millan Radoiçiqit do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara e Kosovës, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, njoftoi papritmas më 7 prill se mbështetësit e saj nuk do të marrin pjesë në votimet për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, në Kosovë jetojnë gati nëntë mijë romë. Numri i vërtetë besohet se është më i madh, por regjistrimi në atë kohë ishte bojkotuar pjesërisht nga pjesëtarët e këtij komuniteti.
Bashkimi Evropian ka hyrë në fazën e procesit zgjedhor, në të cilën marrin pjesë aktive edhe disa nga figurat kryesore të institucioneve të BE-së.
Testet për droga deri në fund të vitit të kaluar janë kryer në institucione private, por pas një marrëveshjeje mirëkuptimi mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kanë kaluar në institucionet shtetërore.
Banorët e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Graçanicës, Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit – me të cilët ka biseduar ekipi i Radios Evropa e Lirë (REL), kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë që filloi më 5 prill dhe zgjat deri më 17 maj.
Shfaq më shumë