Gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kosova rrezikon t’i humbë donacionet, për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, vlerësojnë ekspertët për çështje të ekonomisë.
Serbët e Graçanicës kanë protestuar, duke kërkuar kthimin në funksion të operatorëve të telefonisë mobile serbe. Mirëpo, Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit ka konfirmuar se heqja e antenave ka përfshirë vetëm operatorët ilegalë të telefonisë mobile nga Serbia, që shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme territorin e Kosovës.
Kërkesat për zgjidhjen e çështjes së strehimit në komunën e Prishtinës janë të mëdha, ndërkohë që kjo komunë tashmë ka ndërtuar një objekt social. Zyrtarët komunalë thonë se deri në muajin korrik aty do të sistemohen 48 familje të pastreha. Në kampin e të ashtuquajturës Fusha e Pajtimit në Prishtinë jetojnë 25 familje në kushte të vështira, të cilat shpresojnë të përfitojnë strehim në objektin social.
Për shkak të mungesës së funksionimit të sistemit gjyqësor në veri të Kosovës, në këtë pjesë të vendit është prezent kaosi, vlerësojnë analistët dhe njohësit e çështjeve të drejtësisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmë, ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Istogut. Fitues i këtyre zgjedhjeve është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova. Por, në bazë të rezultateve preliminare, ai ende nuk e ka arritur përqindjen e duhur për t’i ikur raundit të dytë të zgjedhjeve.
Organizim të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, kanë paralajmëruar edhe Kosova edhe Serbia. Por, politikanët serbë të Kosovës kanë mendime të ndryshme rreth çështjes se a po krijon ndasi mes serbëve organizimi i dy palë zgjedhjeve.
Ndikimi i përfaqësuesve të bizneseve në Kosovë në politikat qeveritare për bizneset deri më tash ka qenë i pamjaftueshëm, vlerësojnë drejtues të asociacioneve që përfaqësojnë bizneset dhe ekspertë të ekonomisë.
Zgjedhjet lokale serbe, që pritet të mbahen më 30 maj në veriun e Mitrovicës, do të tregojnë se strategjia e ICO-së dhe Qeverisë së Kosovës për veriun është refuzuar nga serbët, thonë disa përfaqësues të këtyre të fundit.
Ndërrimet në kuadër të riformatizimit të Qeverisë janë bërë për shkaqe politike, e jo për mungesë të punës së ministrave, tha ministri në largim i Kulturës, Valton Beqiri. Përfaqësues të komunitetit të artistëve, zëvendësimin e tij e komentuan në mënyra të ndryshme.
Bankat komerciale në Kosovë kanë ngritur normat e interesit për kredi. Ekspertët e çështjeve ekonomike kanë reaguar ndaj kësaj ngritjeje, duke vlerësuar se një gjë e tillë do të prodhojë efekte negative ndaj bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Dita Botërore e Teatrove është shënuar edhe në Kosovë. Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, janë ndarë disa çmime vjetore për artistët e teatrit. Megjithëkëtë, drejtuesit e teatrit dhe dramaturgët kanë vlerësuar se gjendja në teatrot kosovare dhe e artistëve të teatrit nuk është e lakmueshme.
Mundësia e fillimit të dialogut social në Kosovë po përcillet me debate dhe polemika mes subjekteve që përfaqësohen në Këshillin Ekonomik-Social, për shkak të numrit të anëtarëve që do t’i përfaqësojnë ato. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës vlerëson se përfaqësimi i saj është i varfër dhe konteston përfaqësimin e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Kosovës, e cila thotë se i ka përmbushur kriteret për përfaqësim. Ndërkaq, Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, vlerëson se përfaqësimi është real.
Serbët e veriut të Kosovës kundërshtojnë zgjedhjet e paralajmëruara nga institucionet e Kosovës në komunën e re në veri të Mitrovicës. Ata thonë se do të marrin pjesë në zgjedhjet e paralajmëruara nga Beogradi për 30 maj.
Në përvjetorin e gjashtë të trazirave të marsit të vitit 2004, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit thonë se procesi për rindërtimin e tërësive fetare ortodokse, të dëmtuara gjatë këtyre trazirave, është në fazën e fundit.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka fituar zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës së Gjilanit.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka hapur ofertën për valën e 42-të të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Në anën tjetër, ekspertët për çështje të ekonomisë vlerësojnë se procesi i deritashëm i privatizimit nuk e ka nxitur zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Kredia prej 20 milionë dollarësh, të cilën e ka fituar Kosova nga Banka Botërore, paraqet një moment të rëndësishëm dhe një shenjë se Kosova po hyn në një fazë të re të raporteve me këtë bankë, thonë ekspertët e ekonomisë.
Pavarësisht se zbatimi i strategjisë për integrimin e veriut të Kosovës mund të ndikojë në ndryshimin dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve në këtë hapësirë, ai do të jetë vështirë i pranueshëm për serbët, thonë përfaqësues të këtij komuniteti.
Zyrtarë qeveritarë thonë se ka filluar zbatimi i strategjisë kombëtare kundër narkotikëve, përkundër vërejtjeve në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se në Kosovë ka shenja të rritjes së tregut vendor të narkotikëve.
Shfaq më shumë