Pas më shumë se tri dekadash mbijetese politike, përfshirë rënien e regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe dy dekada nën udhëheqjen e Ivica Daçiqit, Partia Socialiste e Serbisë po përballet me humbjen e saj më të rëndë.
Dok se u američkom Senatu raspravlja o inicijativi za uvođenje sankcija zvaničnicima Srbije zbog saradnje sa Rusijom, Kinom i Iranom, zvanični Beograd produbljuje veze sa Teheranom u oblasti veštačke inteligencije (AI) i informaciono-komunikacionih tehnologija.
Gjykata e Lartë në Suboticë të Serbisë e ka dënuar me një vit arrest shtëpiak një person nga grupi që dyshohet për lidhje me eksplozivin e gjetur në prill pranë kufirit serbo-hungarez dhe me sabotime në vendet e Bashkimit Evropian për llogari të Rusisë.
Dy burra të arrestuar në qershor pranë kufirit serbo-hungarez do të mbeten në paraburgim të paktën deri më 9 dhjetor. Mediat gjermane raportojnë se hetuesit po shqyrtojnë lidhje të mundshme të tyre me persona të dyshuar për tentativën për sulm në Aeroportin Lajpcih/Halle.
Sheshel është dënuar me vendim të formës së prerë për krime lufte, përkatësisht nxitje të përndjekjes së popullsisë kroate nga Vojvodina.
Ambasadori i Serbisë në Indi, Sinisha Paviq, mori pjesë në një ceremoni në Ambasadën e Afganistanit në Nju Delhi, ku, në mes të gushtit, u shënua pesëvjetori i vendosjes së pushtetit të talibanëve.
Me këto fjalë, ukrainasja Svetlana, e cila prej katër vjetësh jeton në Beograd, e komentoi për Radion Evropa e Lirë (REL) vizitën e parë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi.
Një këshilltar nga radhët e partisë në pushtet në Vishegrad, në lindje të Bosnjë e Hercegovinës, ka promovuar organizatën ultranacionaliste ruse Rusov, anëtarët e së cilës marrin pjesë në agresionin rus kundër Ukrainës.
Gjykata e Lartë në Suboticë u caktoi masën e paraburgimit dy personave, konfirmoi kjo gjykatë për Radion Evropa e Lirë më 10 korrik, ndërsa mediat gjermane raportuan se ata dyshohen për planifikimin e një akti të sabotimit në Gjermani dhe i lidhën ata me shërbimin sekret rus.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi më 28 qershor se ky vend do të blejë raketa shtesë balistike supersonike CM-400, si dhe avionë të rinj ushtarakë.
Sllobodan Millosheviq, i cili për dhjetë vjet qeverisi në mënyrë autoritare Serbinë dhe Jugosllavinë e atëhershme - të përbërë nga Serbia me Kosovën dhe Mali i Zi - u ekstradua në Hagë para 25 vjetësh.
Kosova dhe Serbia nuk kanë bashkëpunim të drejtpërdrejtë juridik.
Serbia është në prag të ratifikimit të Marrëveshjes për ekstradim me Kinën, pavarësisht analizave të organizatave ndërkombëtare që prej vitesh kanë theksuar se Pekini zyrtar e keqpërdor këtë mekanizëm juridik ndaj disidentëve politikë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut që janë në diasporë.
Për Rusinë dhe për racën e bardhë, kundër migrantëve dhe “bllokuesve”, pra kundër pjesëmarrësve në protestat antiqeveritare në Serbi.
Mesazhi “Kosova është zemra e Serbisë” është shkruar në fasadën e një ndërtese në zonën kryesore të këmbësorëve në Beograd, ku çdo ditë kalojnë mijëra turistë.
Publikimi i “Memorandumit” të lëvizjes studentore, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë”, ka nxitur shumë reagime në publikun që i mbështet ata, pasi lëvizja ka paralajmëruar për hyrje në garën politike kundër pushtetit në Serbi.
Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit Shoqatën e Veteranëve të Beretave të Kuqe - një organizatë që mbledh ish-anëtarë të njësisë speciale të shpërbërë të Sigurimit Shtetëror të Serbisë.
Disa grupe të ekstremit të djathtë në platformën Telegram ndjekin dhe komentojnë luftën në Lindjen e Mesme pothuajse çdo ditë, dhe shumica e tyre mbështesin udhëheqjen në Iran.
Serbia, në përgjigje të luftës në Iran, lëshoi udhëzime udhëtimi për qytetarët e saj, duke i këshilluar kundër udhëtimeve në Lindjen e Mesme, ndërsa Shqipërinë dhe Kroacinë i futi në listë si vende të pasigurta.
Flakadanë, kurora dhe marshim. Kështu dukej në Beograd tubimi përkujtimor për Zoran Vujoviqin, i riu që në vitin 2008 mori pjesë në djegien e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe në atë rast humbi jetën.
Shfaq më shumë