Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se Rusia dhe NATO-ja duhet të bashkëpunojnë më tepër njëra me tjetrën për t’i luftuar kërcënimet trans-nacionale, siç janë: zgjerimi bërthamor, terrorizmi, pirateria dhe siguria në internet. Gjatë fjalimit të saj, mbrëmë në Uashington, për të ardhmen e Aleancës ushtarake trans-atlantike, zonja Klinton refuzoi propozimin e Rusisë për një marrëveshje të re evropiane të sigurisë.