Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Vendet që e nënshkruajnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur anëtarësohen në Këshillin e Evropës, zotohen për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individëve, për sundim të ligjit dhe për demokraci.
“Millan Radoiçiq është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës” – Shtetet e Bashkuara janë të qarta në qëndrimin e tyre për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, i cili, nëpërmjet avokatit të tij, mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të shtatorit të 2023-tës, në Banjskë.
Rajoni i shkëputur moldavian, Transnistria, kërkoi së voni ndihmën e Rusisë, duke pretenduar se është i rrezikuar nga Moldavia. Perëndimi dyshon se një thirrje e tillë ka të ngjarë të jetë orkestruar nga Kremlini për t’i paraprirë një bashkimi të mundshëm me Rusinë. Si qëndrojnë gjërat?
Bashkimi Evropian nuk ka gatishmëri për t’i vënë masa ndëshkuese Serbisë, pas sulmit të armatosur që ndodhi në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, dhe standardet e dyfishta të bllokut evropian nuk përbëjnë asgjë të re – kështu i kanë thënë REL-it burime diplomatike në Bruksel dhe ekspertë të huaj.
Ndër synimet kryesore të të ashtuquajturit “Plan i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” është që të forcohet një treg i përbashkët rajonal, i integruar gradualisht me atë të BE-së.
Sipas një raporti britanik, “organizata është sidomos aktive në Ballkan, ku ka krijuar lidhje me përfaqësues autoritarë myslimanë (jo vetëm fetarë, po edhe figura politike) në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Kroaci, Greqi dhe Rumani”.
Janë dy institucione që Uashingtoni përdor për t’u angazhuar në Kosovë: Ambasadën e tij në Prishtinë, dhe Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në kuadër të komunave, kryesisht në veri të Kosovës, ekzistojnë edhe dhjetëra ndërmarrje publike, kopshte për fëmijë, shkolla fillore e të mesme, universitete publike, klube sportive, biblioteka, qendra kulturore e të tjera.
Faktori ndërkombëtar ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mbylljen e disa institucioneve paralele të Serbisë, duke argumentuar se komuniteti serb mund të vuajë pasoja negative. Çfarë janë këto struktura dhe si funksionojnë? Shpjegojmë në pak minuta.
Kreu i BQK-së, Ahmet Ismaili, e ka përmendur integritetin financiar si arsyen kryesore për zbatimin e rregullores për valutën e vetme, teksa ka folur në kanalin e dytë të Radiotelevizionit të Kosovës.
Një draft-statut i propozuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është vlerësuar si i pranueshëm nga autoritetet në Prishtinë dhe ato në Beograd. Ku dallon ai nga marrëveshjet e arritura në të kaluarën për formimin e tij? Shpjegojmë në pak minuta.
Që prej nisjes së konfliktit Izrael-Hamas, hebrenjtë në mbarë botën thonë se është rritur urrejtja ndaj tyre. Si rezultat, ata e kanë ndryshuar mënyrën e tyre të jetesës. Çfarë po bëjnë autoritetet për t’i mbrojtur?
Palestinezët në Bregun Perëndimor thonë se po përballen me “një tjetër lloj lufte”, pas nisjes së konfliktit Izrael-Hamas. Si lidhen tensionet në këtë territor me luftën në Rripin e Gazës?
Për shumë dekada vendet arabe nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Një pjesë e tyre nuk kanë as sot. Si kanë reaguar ato ndaj luftës Izrael-Hamas? Cili është roli i Iranit në këtë mes?
Bota është e ndarë se si duhet vepruar karshi luftës Izrael-Hamas. Të gjithë pajtohen se duhet mbrojtur civilët e pafajshëm dhe se duhet dërguar ndihma humanitare. Cila është mënyra e duhur e veprimit?
Shfaq më shumë