Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Tunele nën Rripin e Gazës janë ndërtuar prej dekadash. Herë për kontrabandë mallrash, herë për fshehjen e militantëve të Hamasit, apo për nisjen e sulmeve kundër Izraelit. Sa janë të gjata, si ndërtohen dhe çfarë ka në këto tunele? Shpjegojmë në këtë video.
Hezbollah, apo “Partia e Zotit”, është formuar nga Irani, por bazën e ka në Liban. Grupi militant shiit e ka armik Izraelin dhe e lufton ndikimin e Perëndimit në Lindjen e Mesme. Pse është kaq aktual emri i tij tani?
Palestinezët janë të ndarë në disa fraksione në luftën e tyre për të pasur shtet. Dy kryesoret janë Fatahu dhe Hamasi. Njëri e pranon shtetin e Izraelit, tjetri synon ta zhbëjë atë. Por, me raste, grupet e kanë luftuar edhe njëra-tjetrën. Pse? Shpjegojmë në këtë video.
Izraelitët dhe palestinezët luftojnë me dekada për tokën e njëjtë. Izraeli e gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërsa Hamasi të Iranit. Ku qëndron problemi mes dy grupeve? Shpjegojmë në pak minuta.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kontrolli i kufirit në pjesën veriore “nuk është i kollajshëm”. Kush është përgjegjës për sigurinë atje, dhe pse është sfiduese ajo pjesë e kufirit – kryesisht me terrene të ashpra, të pabanuara? Shpjegojmë në këtë video.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë realizuar shtatë takime brenda dy vjetësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli. Por, dy udhëheqësit janë çuar nga tavolina e bisedimeve pa nënshkruar ndonjë marrëveshje.
Autoritetet e Kosovës e kanë publikuar një udhëzim administrativ, që mund të çojë në mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri. Eksperti i çështjeve kushtetuese, Enver Hasani beson se udhëzimi është kundërkushtetues.
Grupi joformal tregtar BRICS do të zgjerohet pas 13 vjetësh, teksa tenton ta ndryshojë rendin botëror. Së fundi, disa politikanë në Serbi kanë thënë se përfshirja në këtë grup është alternativë e anëtarësimit në BE. Çfarë do të thotë kjo?
Rezervat Shtetërore kanë qenë shpesh krylajm në Kosovë, pas dyshimeve për keqpërdorim të tyre. Pse ekzistojnë këto rezerva, si mbushen, si ruhen dhe kur duhet të përdoren? E kuptoni në këtë video shpjeguese që kemi publikuar për herë të parë më 2023.
Pjesëtarë të komunitetit LGBTI+ në Kosovë janë shumë të shqetësuar për mungesën e reagimit institucional ndaj një grafiti të shfaqur në Prishtinë, i cili bënte thirrje për vrasje të homoseksualëve. Si ndikoi kjo situatë tek ata?
Deputetë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian po kërkojnë qasje të re të Perëndimit ndaj Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tyre, taktikat aktuale nuk po funksionojnë.
Dhjetëra zyrtarë të Ballkanit Perëndimor janë në listën e zezë amerikane. Dikush për korrupsion, dikush për destabilizim të shtetit, një tjetër për krim të organizuar. Si ndëshkohen këta zyrtarë nga SHBA-ja dhe a mund të hiqen nga lista?
Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e ka miratuar statutin e ri pas më shumë se një dekade. Eliminimi i nepotizmit, rritja e shkallës së hulumtimit dhe përditësimi i standardeve të avancimit të një profesori janë vetëm disa prej risive. Çfarë do të thonë ato?
Pjesëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) punojnë vazhdimisht për rrëzim të pushtetit në Iran. Ata strehohen në Manëz të Durrësit. Por, kur Policia e Shqipërisë e ka bastisur kampin, ka hasur në rezistencë.
Lëvizja Evropa Tani i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, sipas rezultateve preliminare. Megjithatë, ajo ka nevojë për partnerë që të formojë koalicionin. Analistët besojnë se diçka e tillë përbën sfidë në situatën aktuale politike.
Shfaq më shumë