Ish-polici i Moskës, Maksim Zlobov, dorëzoi distinktivin e tij pasi mori pjesë në një tubim kundër pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Ai thotë se u largua nga Rusia në prill, pas miratimit të një ligji që e bën më të vështirë shmangien e rekrutimit.
Shumë banorë të Moskës, të cilët kanë folur për REL-in, nuk kanë hezituar ta quajnë pushtimin rus të Ukrainës “luftë”, një term i ndaluar me ligj në Rusi. Disa të tjerë përsëritën propagandën shtetërore ruse se pushtimi gjoja ka qenë i nevojshëm për të sjellë “çlirim” dhe “jetë paqësore” në Ukrainë.
Radio Evropa e Lirë i ka pyetur njerëzit nëpër Moskë se si mendojnë ata se po shkon lufta në Ukrainë, të cilën presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vazhdon ta cilësojë “operacion special ushtarak”.
Teksa sanksionet perëndimore kundër Rusisë po shtohen vazhdimisht për shkak të pushtimit të Ukrainës nga ana e saj, Radio Evropa e Lirë i ka pyetur banorët e Moskës se si po ndikon izolimi i Rusisë në jetën e tyre të përditshme.
Një trajner rus sporti ka folur kundër luftës në Ukrainë dhe dy herë e ka hequr një shenjë “Z” pro-pushtimit nga dera e një shkolle në fshatin siberian Burjatia. Valery Yakovlev ka thënë se nuk i pëlqen “programimi” i fëmijëve me simbole që promovojnë luftë.