Ndërlidhjet

Plagët e dhunës ndaj grave

Dhuna ndaj grave

Këtu mund të gjeni rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar dhunës me bazë gjinore, por edhe të familjarëve të grave që nuk jetojnë më, si shkak i ndonjë forme të dhunës.

Nga viti 2010 deri në nëntorin e vitit 2023, në Kosovë janë vrarë 55 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Pavarësisht se Kosova e ka miratuar Konventën e Stambollit më 2020, dhuna ndaj grave vazhdon të raportohet në këtë shtet.Kjo Konventë, e hartuar nga Këshilli i Evropës, është instrument obligues që detyron shtetet ta luftojnë dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje.

Vrasësit e grave: bashkëshortët, baballarët, djemtë...

XS
SM
MD
LG